LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim çështjen penale kundër të akuzuarve F.A. dhe G.Sh

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim çështjen penale kundër të akuzuarve F.A. dhe G.Sh

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës të akuzuarve F.A. dhe G.Sh., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.369/2016, të datës 24.04.2019.

“Aktgjykimi në fjalë është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatë së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje. Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, nga neni 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më ç ‘rast të akuzuarin F.A. e kishte gjykuar më dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarin G. Sh. më burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori