Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dje kanë bastisur disa lokacione në Prishtinë, dhe kanë arrestuar pesë persona, si të dyshuar për përfitime në mënyrë të paligjshme.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 2 dhe 1 të KPK-së, Detyrimi nga neni 340 par.2 të KPK-së si dhe Fajde nga neni 343 par. 3 lidhur me par. 1 të KPK-së.
Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin veq e veq, prej datës 20.12.2018, deri më datën 20.01.2019.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.B ka organizuar grupin kriminal në përbërje prej RR.B, I.S, L.B, B.G, dhe G.R e A.G, të cilët gjendet në arrati, ku ka mbikëqyrur dhe ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, me qëllim të kryerjes së veprave penale, së bashku me të pandehurit e lartshënuar, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pandehurit vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, së pari duke siguruar një numër të caktuar të personave të ndryshëm në të shumtën e rasteve personave që kanë pasur biznese dhe njëkohësisht, duke e shfrytëzuar gjendjen e rënde financiare të të dëmtuarve”.
“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndërsa, sqarohet se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë