Në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen Bala në Dardani të Pejës, të cilës natën e 12 qershorit 1999 pesë fëmijë iu vranë mizorisht nga forcat serbe.
Në një postim në Facebook, Kurti përshkroi me dhimbje sesi në errësirën e natës, forcat serbe hynë me dhunë në dhomat ku po flinin fëmijët dhe mblodhën të gjithë anëtarët e familjes Bala në një dhomë.
“Motrat Nita dhe Rina, vetëm 5 dhe 6 vjeç, u vranë bashkë me nënën e tyre Vjollcën, 28 vjeç. Vëllai i vogël Rroni, 4 vjeç, i cili u fsheh pas nënës së tij, mbijetoi vetëm pasi ishte alivanosur gjatë të shtënave dhe më pas u fsheh nën këmbët e gjyshes së tij të paralizuar, Mahije. Të atin, Musën (31 vjeç) e kishin rrëmbyer me dhunë. Pesë ditë më vonë, më 17 qershor 1999, ai u gjetë i vrarë, i gjymtuar nga torturat”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri përkujtoi edhe viktimat e tjera të asaj nate tragjike: Agoni, 6 vjeç, Dardanja, 11 vjeç, dhe Hajriu, 12 vjeç.
“Nëna e tyre, Halisja, mbijetoi pavarësisht se u qëllua me nëntë plumba, ashtu si dhe Isa me të birin e tij Vetonin, 8 vjeç. Tragjikisht, babai i tyre Musa, 31 vjeç, u rrëmbye me dhunë dhe u gjet i vrarë pesë ditë më vonë, më 17 qershor 1999, i gjymtuar nga torturat”, ka shkruar Kurti.
Kurti theksoi se askush nuk është dënuar apo gjykuar për këtë masakër, dhe se gjurmët e krimit ende janë të dukshme në dhomën e ditës së familjes Bala. Ai bëri thirrje për drejtësi për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës në Kosovë.
“Plagët e hapura të familjes Bala dhe të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre kërkojnë drejtësi. Këto krime nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Nuk mund të harrohen vuajtjet e qëndresa e popullit. Shumë gjak është derdhur e shumë jetë janë dhënë për lirinë që e gëzojmë sot,” shkroi Kurti.
Kryeministri përmendi gjithashtu se brezat e rinj tani rriten të lirë falë sakrificës së të parëve të tyre. Ai kujtoi se vajza e Vetonit, njërit prej të mbijetuarve, mban emrin e hallës së saj të vrarë, Dardane.
“Falë kësaj sakrifice, brezat tani rriten të lirë. Po rriten me lirinë edhe tre fëmijët e Vetonit. Vajza mban emrin e hallës së vrarë, Dardane. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë martirët e dëshmorët që u flijuan për liri! Lavdi!” përfundoi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker