LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Me largimin e serbëve nga FSK-ja, pengojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Gjuriq: Me largimin e serbëve nga FSK-ja, pengojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ftuar të gjithë serbët në Kosovë, që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë në formimin e një Ushtrie të Kosovës, e cila, sipas tij, “do të shërbejë ekskluzivisht për të nxitur konflikte”.

Serbët largohen masivisht nga Forcat e Sigurisë së Kosovës: Më shumë se 20 prej tyre sot morën uniformën e tyre

Gjuriq i ka thënë televizionit “Pink” se “është mirë që Serbia sa në rrethanat e rritjes së dhunës në Kosovë  dhe presioneve të shtuara po ia del të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.


“Me krenari them se jemi kundër ushtrisë së Kosovës, edhe unë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq edhe Qeveria, dhe i bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të mos marrë pjesë në formimin e saj, sepse ajo do të shërbejë vetëm për nxitjen e konfliktit”, tha Gjuriq.

Sipas tij, “serbët në Kosovë janë nën presion të madh,  kurse sulmet e fundit janë të shpeshta nuk janë të rastit dhe kanë për qëllim të pengojnë gjendjen e përgjithshme të serbëve , në mënyrë që pozicioni negociues i Serbisë të jetë sa më i dobët”.

“Ky synim nuk do të arrihet për shkak se serbët në Kosovë nuk ka frikë dhe me guximshëm dhe me krenari ruajnë shtëpitë e tyre, kurse ne do të vazhdojmë si shtet të jemi solidarë dhe t’u ndihmojmë ata në qëndrimin dhe mbijetesën e tyre”, tha Gjuriq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori