LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq hedh akuza të rënda mbi Rada Trajkoviqin

Gjuriq hedh akuza të rënda mbi Rada Trajkoviqin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëherësh edhe nënkryetar i SNS-së, Marko Gjuriq, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq.

Siç shkruan “Tanjug.rs”, Gjuriq pretendon se Trajkoviq është e paguar nga Kosova dhe Mali i Zi që të shpifë kundër Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe, pasi, siç theksoi ai, këto dy vende dhe Trajkoviq kanë frikë nga forcimi i Serbisë, transmeton RTK.

“Deklarimet e Rada Trajkoviqit për mediet e huaja nuk janë vetëm trillime të saja, por janë gënjeshtra të porositura për të treguar në interes të atyre që shqetësohen nga forcimi i Serbisë”, theksoi Gjuriq.


Sipas tij, pavarësisht këtyre gënjeshtrave dhe urrejtjes së Trajkoviqit, Partia Progresiste Serbe do të vazhdojë të ndjekë politikat e presidentit serb Vuçiq dhe të luftojë për popullin serb në Kosovë.

Gjuriq po ashtu ka thënë se deklaratat e Trajkoviqit se zgjedhja e Serbisë nuk duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por në NATO, dëshmojnë më së miri se Trajkoviq përmes këtyre deklaratave po ndërton karrierën e saj, siç u shpreh ai, shpifëse dhe problematike.

“Histeria anti-ruse, shpifja për përfshirjen e Serbisë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sulmet personale ndaj presidentit Vuçiq, kundërshtimi i zgjidhjeve që do të cenonin integritetin e Kosovës, janë armë nga arsenali i militantëve Euro-Atlantikë, si dhe Rada Trajkoviqit pa asnjë kufizim. Serbia është një shtet neutral dhe i pavarur dhe sado që Trajkoviq dhe komisionerët e saj mundohen, ajo do mbetet e njëjtë deri sa qytetarët e saj të vendosin ndryshe”, theksoi Gjuriq.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori