LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Franca dhe Gjermania do të jenë të përfshira direkt në dialogun Kosovë-Serbi

Gjukanoviq: Franca dhe Gjermania do të jenë të përfshira direkt në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se bisedimet në Berlin ndihmuan për të hapur rrugën për tejkalimin e bllokadës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Gjukanoviq ka theksuar se ky do të ishte një moment fatal për ta kapërcyer, siç ka thënë ai, problemin e lashtë të marrëdhënieve të ndërlikuara serbo-shqiptare.

Gjukanoviq mbrëmë, pas një takimi për Ballkanin Perëndimor, tha se u ra dakord që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë nën patronazhin e Bashkimit Evropian, dhe se tani janë të përfshira direkt, edhe Franca e Gjermania.


“Kjo do të sigurojë një cilësi të mjaftueshme dhe intensitet të dialogut dhe të zbulojë nëse në muajt e ardhshëm, do të kemi potencial për të zgjidhur këtë çështje gjatë kësaj gjenerate”, citohet të ketë thënë presidenti malazez.

Duke folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, Gjukanoviq ka shtuar se është e rëndësishme të përmbushen standardet, por në të njëjtën kohë që BE duhet të zgjidhë disa mosmarrëveshje në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori