Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka lënë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi.
Ai në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është arritur, por sipas tij ekziston mundësia që gjatë punës së Komisionit të Përbashkët në terren të korrigjohen disa gjëra.
“Mali i Zi ka një politikë shtetërore serioze. Që në vitin 2015 në Vjenë në Samitin e procesit të Berlinit është nënshkruar një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin e kufirit. Gjithashtu dua të ju rikujtoj se Mali i Zi është vendi i vetëm nga territori i ish-Jugosllavisë që ka nënshkruar dy marrëveshje ndërshtetërore për demarkacionin, një me Kosovën dhe një me Bosnje e Hercegovinën, kështu që ne i shqyrtojmë me shumë seriozitet çështjet e hapura që kanë mbetur nga disolucioni i Jugosllavisë dhe mundohemi që në bashkëpunim me vendet e tjera dhe fqinjët tanë t’i zgjedhim çështjet që na hapen ndërkohë. Një nga këto çështje është edhe ajo e demarkacionit”, ka theksuar Gjukanoviq.
Ai po ka rikujtuar se dy presidentët Vujanoviq dhe Thaçi në vitin 2018 e kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku janë nisur nga fakti se është nënshkruar marrëveshja e cila duhet të ratifikohet në kuvendet e të dyja shteteve për të formuar më pas një Komision të përbashkët, i cili do të merret me demarkacionin në kuptimin teknik.
“Brenda kësaj nënkuptohet nuk është ndonjë specifikë e marrëdhënieve tona, kjo është një zgjedhje e zakonshme që ky komision i përbashkët të ketë mundësi t’i zbatojë disa korrigjime që do të jenë në interesin e përbashkët, e të cilat do të jenë të dakorduara e që do t’i kontribuojnë mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë dhe zgjedhjes më të suksesshme. Nëse më pyesni nëse kjo çështje është zgjidhur, përgjigja ime është ‘Po’, dhe nëse duhet ta përmbyllim këtë proces të demarkacionit në terren sepse akoma nuk është mbyllur përgjigja ime është sërish ‘Po’. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta përmbyllim këtë çështje”, ka shtuar Gjukanoviq.
Në pyetjen nëse ai po e lë të hapur mundësinë që dilemat që janë për pjesë të caktuara të kufirit edhe mund të korrigjohen, presidenti malazez u shpreh: “Ashtu siç e thashë marrëveshja për demarkacion ndërmjet dy vendeve tona është miratuar. Pas kësaj vazhdon pjesa teknike e punës. Komisioni i përbashkët do të dalë në terren duhet ta vizatojë në mënyrë precize këtë kufi dhe nëse në këtë çështje tregohet se është e logjikshme se disa gjëra duhet të korrigjohen dhe aty ekziston marrëveshja e dy palëve kjo nënkupton se do të bëhet në frymën e miqësisë dhe respektit të interesave të ndërsjella. Unë nisem gjithmonë nga pika se Mali i Zi dhe Kosova janë miq dhe në mënyrë të përgjegjshme do ta ruajmë miqësinë tonë dhe do të provojmë që pikërisht me këtë miqësi ta valerizojmë potencialet e shumta të bashkëpunimit tonë”.
Ai tutje ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova udhëhiqen nga njerëz serioz, të cilët do të punojnë që t’i kontribuojnë miqësisë së përbashkët e jo që të krijojnë probleme të reja, sepse sipas tij në këtë rajon edhe ashtu kemi probleme me tepricë.
Gjukanoviq ka thënë se pret që edhe kryeministri i ri Dritan Abazoviq t’i respektojë obligimet e marra, teksa deklaratën e tij se çështja e demarkacionit është mbyllur e ka vlerësuar si mungesë të precizitetit apo si interpretim të gabuar.
“Kushdo që kryen punë serioze shtetërore në Malin e Zi respekton atë që janë obligimet e marra paraprakisht. Obligimi i parë që kemi marrë është ai që është përcaktuar me Marrëveshjen e Demarkacionit në vitin 2015, gjithashtu ekziston edhe deklarata e përbashkët që e ka nënshkruar edhe presidenti i Malit të Zi, Vujanoviq dhe jam i sigurt se jo vetëm unë por edhe kryeministri Abazoviq do t’i respektojë obligimet e marra dhe të nënshkruara të vendit tonë”, ka thënë Gjukanoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ilire Dauti: Lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Andonovski: Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike parandalojmë organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit online

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania