LAJMI I FUNDIT:

Gjuha shqipe nëpër Shkup shkruhet me Google Translate (Video)

Gjuha shqipe nëpër Shkup shkruhet me Google Translate (Video)

Vazhdon tjetërsimi i gjuhës shqipe në tabelat e rrugës në Shkup. Udhërrëfyesit janë të mbushur me gabime drejtshkrimore edhe atë vetëm në mbishkrimet që janë në shqip. Nga Bashkia e Shkupit përsëritin të njëjtën, përpiqemi për t’i evituar këto gabime. Qemal Musliu, këshilltar në Bashkinë e Shkupit thotë pavarësisht reagimeve të deritanishme, ndërmarrjet publike dhe sektorët tjera vazhdojnë të bëjnë lëshime gjuhësore nëpër tabela.

“Ndërmarrjet publike por edhe sektorët nuk guxojnë të bëjnë gabime të tilla dhe kemi kërkuar që para se të vihen në përdorim të verifikohet se a janë këto rrugërrëfyes apo të dhëna tjera në ndërmarrjen publike, qoftë në ndërmarrjen për qarkullim publik apo ndonjë vend tjetër që t’i verifikojë ekspert i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Kemi kërkuar që kjo të jetë obligative, janë marrë disa masa mirëpo unë shoh se ende ka gabime”, deklaroi Qemal Musliu për Alsat-M, Këshilltar i BDI-së në Bashkinë e Shkupit.

Profesoresha Ajtene Qamili e cila hulumton këtë dukuri, thotë se gjatë vendosjes së këtyre mbishkrimeve mungon konsultimi i ekspertëve gjuhësor që e njohin drejtshkrimin e shqipes në nivel më të avancuar.


“Nga ajo që unë kam analizuar besoj që është interesimi jo i duhur i instancave të cilat i punojnë këto mbishkrime dhe mbase pak edhe i mungesës së kuadrit shqiptar apo shqipfolës dhe ata të cilët duhet t’i punojnë këto mbishkrime duhet gjithsesi të konsultohen me albanologë të mirëfilltë. Ashtu sikurse nuk kanë gabime në gjuhën maqedonase, nuk do të duhej të kishin edhe në gjuhën shqipe, një pjesë prej tyre mund të jenë edhe qëllimisht e lënë me gabime por edhe ndoshta nga mos-përgjegjësia”, tha Ajtene Qamili, Albanologe.

Ndër gabimet e shumta që hasen në tabela janë: në vend të fjalës “xhami” është shkruar “xami”, në vend “Nënë Tereza” është “Nënë Terëza”, në vend të termit “Maqedoni” është shkruar “Maqëdoni”. Ekspertët thonë se në bëhet fjalë për neglizhencë të theksuar të organeve kompetente për të evituar këto gabime të pafalshme./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uzW_N-511Pc

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori