Të hënën e kaluar, më 5 tetor, ditë beteje në Kuvendin e Baballarëve të Kombit, kryeministri shqiptar me emrin Edi Rama dashur pa dashur ndoqi rrugën që Eliza Spiropali i kishte treguar bujarisht para disa kohësh duke e krahasuar krenarisht me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Po, po, të nderuara lexuese e të respektuar lexues të kësaj rubrike të përjavshme, nuk po bëj shaka: më 5 tetor, në fjalën e tij para kuvendarëve shqiptarë me emrin deputetë, kryeministri i sapo përmendur na u shfaq në ekran si një Skënderbe – i rremë natyrisht – në momentin e pseudo lavdishëm kur nxori nga goja agresive fjalët “Gjuha ime thyen kockat tuaja” në adresë të atyre që i ishin kundërvënë gjatë asaj seance. Me fjalë të tjera, duke u nisur nga proverbi ynë “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”, kryeministri tregoi skënderbegisht se gjuhën e kishte jo më brisk, por shpatë, madje një shpatë tejet vrastare përderisa thyeka kocka, veçse jo osmanlinjsh, por shqiptarësh! Në këtë pikë më jep të drejtë njëqind për qind edhe “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) që përmban fjalët “gjuhëshpatë” dhe “gojëshpatë”. E frikshme, thjesht e frikshme!
Mirëpo, kryeministri harroi se germat jo rrallëherë hedhin valle të paktën në majë të penës sime disi fantaziste, për të mos thënë surrealiste. “Si kështu?” mund të pyesë me të drejtë ndonjëra apo ndonjëri prej jush që po më lexoni në këtë çast. Mirë, pra, po shpjegohem: Sikur, fatkeqësisht, fjala “shpatë”, për çudi, ta humbte tingullin “sh”, ajo detyrimisht do të transformohej në…në “patë”, një shpend që bën ga, ga, ga dhe i lëshon glasat plla, plluq, mashalla! E tmerrshme! E lemerishme! E llahtarshme! Atëherë do t’i binte që gjuha, pra shpata kryeministrore, të bënte mutacion (oh, tri shkronjat e para të kësaj fjale!) dhe të shndërrohej në patë!
Lexueseve dhe lexuesve të mi të kulturuar do t’u mjaftonte një minimum imagjinate imanente apo fantazie fatalisht të frymëzuar për të përfytyruar sikur, në çastin që kryeministri gatitej të nxirrte nga goja fjalën virtualisht të përgjakur “shpatë”, të dilte që andej një… një patë duke gagaritur e lëshuar glasa pareshtur! Largqoftë, largqoftë, tri herë largqoftë! Mos e dhëntë as Zoti, as Rastësia, as Amerika e as Rusia!
Nuk e di a do të gjejë pak kohë kryeministri Rama për ta lexuar, qoftë edhe kalimthi këtë shkrim, por jam thuajse i sigurt se do t’i pëlqejë aq sa ta kuptojë që, me fjalët e bëmat e tij të papara, po ma bën jashtëzakonisht pjellore imagjinatën, për çka do t’i isha mirëfilli tejet mirënjohës. Me një rezervë thelbësore, gjithsesi: Shprehja “Gjuha ime thyen kockat tuaja” në gojën e tij dhe sidomos mënyra e vrazhdë e të shqiptuarit të saj, pa harruar pamjen e tij po aq të egërsuar dhe sytë e tij po aq shigjetues, më la një shije farmak e pelin të hidhur, sepse më solli ndër mend diçka që e kisha harruar, diçka që lidhet pikërisht me shpatën, madje me togfjalëshin “mpreh shpatën”: Më kujtoi një këngë të muzikës sonë popullore dikur të politizuar deri në neveri, ku ndër të tjera thuhej: “Enver Hoxha e mprehu shpatën /Edhe një herë për situatën / Kjo është shpata që u rri te koka / Gjithë armiqve që ka bota”. Duke pasur parasysh se para disa kohësh dikush i paska kushtuar kryeministrit një këngë ku e ngre në qiell deri në skajin më të largët të galaktikës sonë, kam frikë se mos i njëjti dikush e rimerr këngën e sapo përmendur duke e përshtatur me situatën e sotme politike në vendin tonë, si vijon: “Edi Rama e mprehu shpatën / Edhe një herë për situatën / Kjo është shpata që u rri te koka / Gjithë të djathtëve që ka bota”.
Së fundi, por jo më së paku, duke rrëmuar në fjalorin e lartëpërmendur tek zëri “shpatë”, gjeta shprehjen “i pret shpata (palla, kordha, jatagani, sëpata) djathtas e majtas (nga të dyja anët)”, shprehje kjo që i përshtatet kryeministrit Rama si dorashka dorës apo si prezervativi penisit, siç m’u shpreh një ditë ish-kolegu e miku im Françesk Armadhi, anëtar i zhgënjyer i Partisë Socialiste, por që i adhuron lojërat me fjalët po aq sa unë, madje më shumë se unë, sepse më habiti kur më tha pardje se, me shumë gjasë, Edi Rama nuk do të jetë më i pari i vendit pas zgjedhjeve të 25 prillit. Po të ndodhë kështu, për atë do të thonë, sipas Françesk Armadhit: “Kur ishte kryeministër, Edi Ramës i priste kordha djathtas e majtas”, por kujdes, gjithmonë sipas Françesk Armadhit, se mos i prishet mendja germës së parë të fjalës “priste” dhe ndërron vendin me germën e parë të fjalës “kordhë”. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë