LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Çmimet e naftës janë të larta, kërkojmë shfuqizimin e akcizës për dizelin

Gjorçev: Çmimet e naftës janë të larta, kërkojmë shfuqizimin e akcizës për dizelin

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se me rritjen e re të çmimit të derivateve të naftës, është prekur ekonomia, kompanitë, qytetarët dhe buxheti familjar.

Gjorçevi tha se prej kur LSDM ka ardhur në pushtet çmimi i dizelit është rritur për 40 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse këtij çmimi ia shtojmë edhe 3.5 denarë të akcizës që e vendosën Zoran Zaevi dhe Dragan Tevdovski, vijmë në përfundim se si janë prekur gjithë qytetarët e Maqedonisë. Për këtë arsye kërkojmë sa më parë, që qeveria dhe shumica parlamentare e Zoran Zaevit të shfuqizojë akcizën e dizelit prej 3.5 denarëve”, tha mes tjerash Gjorçev.


Përsëri rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Lexo po ashtu Përsëri rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ai njoftoi se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, do të dorëzojë propozim për shfuqizimin e akcizës së dizelit.

Ndryshe, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimet e derivateve të naftës janë shtrenjtuar sërish./Telegrafi/