LAJMI I FUNDIT:

Gjobë për tre persona nga Kumanova

Gjobë për tre persona nga Kumanova

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë sot propozoi shqiptimin e gjobave kundër tre personave, të cilët akuzohen për mosveprim sipas urdhrave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Dy prej tyre janë lëvizur me automjet duke udhëtuar nga Likova drejt fshatit Goshinca gjatë orës policore. Me këtë nuk kanë vepruar sipas urdhrave që caktohen si masë për parandalimin e coronavirusit, përkatësisht nuk kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Personi i tretë gjatë orës policore me traktor në afërsi të fshatit Romane nuk ka respektuar orën policore.


Prokurori Publik në Gjykatën Themelore të Kumanovës propozoi t’u caktohet gjobë prej 1000 eurove.