Vetëm 24 orë para një takimi kaq të rëndësishëm, siç është Konferenca Vjetore e Sigurisë së Munihut, ku çdo vit diskutohen çështjet e sigurisë globale, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u ndal për disa orë në Tiranë. Një “relaks” për të karikuar bateritë, mund të konsiderohet kjo vizitë, duke pasur parasysh axhendën e ngjeshur dhe intensitetin e lartë të takimeve dhe mundësisë së elaborimit të temave dhe mesazheve që pritet të japë vetëm pas pak orësh në Munih, teksa bota përballet me sfida shumë delikate të sigurisë. Konferenca e Munihut që këtë vit mbush 60 vjet qysh nga takimi i saj i parë në kryeqytetin bavarez, konsiderohet si forumi kryesor i sigurisë në nivel botëror, ku diskutohen çështje që lidhen me sigurinë globale dhe të ardhmen e saj.
Ajo mbahet dy vjet pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe vetëm katër muaj pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në gaza. Kaq me rëndësi konsiderohet ky event vjetor saqë çdo vit në të kanë marrë pjesë personalitetet më të larta politike të botës, por edhe të biznesit dhe të aleancës ushtarake.
Në konferencë pritet të jenë të pranishëm zv.presidentja amerikane Kamala Harris, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterrez dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Flitet edhe për një pjesëmarrje të presidentit ukrainas Zelenski, ditën e shtunë, ku do t’u drejtohet pjesëmarrësve të konferencës. Kjo pjesëmarrje e tij korrespondon me vendimin e para pak orëve të senatit amerikan për të vazhduar ndihmën për Ukrainën. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i Punëve të Jashtme, Josep Borrell.
Konferenca korrespondon mes një fushate të pazakontë zgjedhore për president në ShBA, ku një fokus të veçantë ka zënë çështja e angazhimit në të ardhmen, e ShBA-së, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Zonja Harris dhe sekretari Blinken pritet që të vijnë me mesazhin e qartë për qëndrimin zyrtar të administratës Biden lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve ShBA-NATO.
Ndërkohë që edhe pikëpamjet e kandidatit Trump mbi sigurinë dhe raportet ShBA-NATO do të zënë një vend të rëndësishëm në diskutimet e konferencës. Kjo situatë e pazakontë në historinë e marrëdhënieve transatlantike të sigurisë ka bërë që në Konferencë të mund të diskutohet mbi mundësinë dhe rrugët sesi evropianët të kenë më tepër pavarësi nga aleati i tyre kryesor në anën tjetër të Atlantikut kur bëhet fjalë për politikën e sigurisë.
Pritet që debatet për luftën mes Izraelit dhe Hamasit të kenë një fokus të veçantë dhe për t’i dhënë një mundësi më të madhe elaborimit të kësaj çështjeje dhe rrugëve për ndalimin e konfliktit të ftuar në konferencë janë edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, dhe kryeministri palestinez, Mohammad Schtayyeh. Sigurisht që Lufta në Ukrainë do të zërë një pjesë të konsiderueshme të debatit.
Të shtunën pritet që pjesëmarrësve t’u drejtohet vetë presidenti ukrainas, Zelenski, si i ftuar special i organizatorëve. Në konferencë do të diskutohen edhe për çështje të tjera, të cilat nuk janë shumë të njohura për publikun siç është situata e vështirë për shkak të përplasjeve të bandave në Haiti e deri tek çështje që kanë të bëjnë me strategjinë, që duhet ndjekur për të përballuar zinë e bukës në Sudan dhe Somali.
Nuk mund të mbetet jashtë axhendës së diskutimeve edhe çështja e konfliktit mes Kinës dhe Tajvanit, ndërkohë që i ftuar i organizatorëve bavarezë do të jetë ministri i Jashtëm kinez që do të përfaqësojë qëndrimin kinez për këtë çështje. Vend të veçantë do të zërë dhe diskutimi për sigurinë njerëzore që paraqet prania gjithnjë e më e madhe e realitetit virtual siç është inteligjenca artificiale, apo ajo që lidhet me përdorimin e armëve bërthamore apo rreziku që lidhet me pandemitë. Siguria që të garantohet kërkon buxhete financiare për të zotëruar armatimet më moderne. 2.2 miliardë dollarë më tepër janë shpenzuar për blerjen e armatimeve të reja më 2023 në krahasim me një vit më parë – raporton Instituti ndërkombëtar për studime strategjike në Londër. Shifër e konsiderueshme për t’u marrë në konsideratë nga përfaqësues të spikatur edhe nga industria e armatimeve, por edhe të korporatave më të mëdha financiare dhe bankare në botë, të cilët kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre në konferencë. Në fakt, konferenca mbahet në një kohë kur niveli i sigurisë në botë ka vazhduar të përkeqësohet.
Ka një trend të dallueshëm këto vitet e fundit, ku shtetet më tepër po i besojnë armatosjes individuale sesa një armatosje kolektive në kuadër aleancash. Qeveritë po rrisin buxhetet për mbrojtjen, ndërsa rreziqet dhe kërcënimet kanë ardhur në rritje. Në këtë situatë, Konferenca është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar dhe ndarë së bashku këto shqetësime teksa në ditët e mbajtjes së saj është planifikuar edhe një takim i G7-ës në nivel ministrash të Jashtëm. Për dy ditë sytë e botës do të jenë të drejtuar nga Munihu me shpresën se bota paskëtaj mund të jetë më e qetë dhe më e sigurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-5-780x439.png)
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-12-780x439.png)
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
![Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aurora-tila-780x439.jpeg)
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin