Nëse i keni 7 milionë dollarë, ju tashmë keni një mundësi të rrallë të blini një fshat të tërë. 

I ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Sätra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i përbërë nga një kishë, një shkollë dhe një hotel, transmeton Telegrafi.


http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604170320 08 stra brunn hus 12 14 stora mellan och lilla broarna

Ky fshat është mbajtur në një gjendje mjaft të mirë për më shumë se 30 vjet nga disa banorë.

Dhe tani ata mendojnë se ka ardhur koha që për këtë fshat të kujdeset dikush tjetër.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604170722 09 satra brunn hus 29 kyrkan

Përveç hotelit, kishës dhe shkollës parashkollore që edukon 40 fëmijë vendas, ekziston një qendër konferencash, një restorant dhe një banjë me një pishinë, palestër dhe saunë.

Përveç 62 hektarëve të fshatit, në ofertë përfshihen edhe 84 hektarë shtesë të peizazhit të pyllëzuar.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604171116 04 satra brunn hus 1 3

Tashmë janë bërë disa oferta dhe ka një interes të madh për këtë fshat.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604170851 07 satra brunn

Fshati aktualisht funksionon si një vendpushim veror për banorët e tij dhe banorët e fshatrave përreth.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604171221 06 satra brunn

Tashmë për blerjen e fshatit kanë shfaqur interesim edhe shumë kompani të huaja, që dëshirojnë ta kthejnë atë në atraksion turistik. /Telegrafi/

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604171345 10 satra brunn 30

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200604170537 05 satra brunn