Një ditë pas mbajtjes së tryezës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, ka ndodhur një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Mbrëmë rreth mesnate është hedhur një predhë në Kuvendin e Kosovës, e që dyshohet se është kryer nga dy persona, e të cilët kanë ikur në drejtim të Gërmisë me motoçikletë, të cilët më pas e kanë djegur.
Telegrafi ka siguruar pamjet e djegies së kësaj motoçiklete në Tauk Bashqe të Prishtinës, ndërsa pas djegies forcat e mëdha policore të Kosovës kanë bllokuar shumë pjesë të asaj lagjeje.
Ndryshe, pas sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës edhe sot, në orët e hershme të mëngjesit, objekti i Kuvendit ka qenë i rrethuar me policë.
Lidhur me këtë sulm, Policia e Kosovës ka dhënë një deklaratë, me ç’rast bën të ditur se ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, përfshirë edhe një mjet për hedhjen e predhave.
Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes“.
Megjithatë, Policia nuk kanë dashur të ofrojnë hollësi të tjera, për shkak të, siç thonë, “ndjeshmërisë së hetimeve“.
Sulmi i mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës ka sjell edhe reagime të shumta, ndërsa është pasqyruar edhe në mediat e huaja.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi deklaroi sot se sulmuesit e mbrëmshëm nuk e duan Kosovën, ndërsa kërkoi nga organet e drejtësisë ta zbardhin rastin
“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë”, është shprehu Thaçi.
Ndërkohë, edhe kryeministri i vendit ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë sulm, duke e cilësuar si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.
“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”.
Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ashpër, duke thënë duke e quajtur një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës.
Veseli thekson se si motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinëzar, duhet ta kenë të qartë se asnjë formë e dhunës, as metodat e frikësimit, nuk do të munden kurrë të ndalojnë agjendën e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit.
Sulmin e kanë dërguar edhe partitë opozitare, madje Vetëvendosje theksoi se asnjë motiv nuk e arsyeton sulmin me predhë në Kuvend.
Edhe njohës të çështjes së sigurisë kanë reaguar lidhur me këtë sulm, duke shtuar se pasiguria dëmton shtetin, demokracinë dhe secilin qytetar.
Por, sulmi i mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës, që fatmirësisht kaloi pa të lënduar, duket se ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar.
Në orët e mesditës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë mbajtur një takim me ambasadorët e Quintit, ndërsa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllra.
Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është i shokuar pas sulmit ndaj legjislativit.
Përmes një statusi në Twitter, ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme.
“I shokuar me sulmin në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha e cila nxitë dhunën janë të papranueshme në demokraci”, ka shkruar Delawie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës