Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve

- 02/06/2024 00:30-Kaq nga ne për finalen e Ligës së Kampionëve
- 02/06/2024 00:18-“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin
- 02/06/2024 00:17-Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi – asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun
- 01/06/2024 23:56-“Nata më e mirë e jetës sime”, Bellingham me një intervistë tepër emocionuese pasi fitoi Ligën e Kampionëve
- 01/06/2024 23:47-Carvajal vendosi finalen e Ligës së Kampionëve – ai bëhet mbrojtësi i krahut më vendimtar në botë
- 01/06/2024 23:45-Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit
- 01/06/2024 23:21-Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë
- 01/06/2024 23:20-Nacho merr trofeun dhe bashkohet me bashkëlojtarët
- 01/06/2024 23:20
- 01/06/2024 23:18
- 01/06/2024 22:57-Mbyllet ndeshja
- 01/06/2024 22:49
- 01/06/2024 22:46-GOOOOL!
- 01/06/2024 22:43
- 01/06/2024 22:38-GOOOOL!
- 01/06/2024 22:31
- 01/06/2024 22:25
- 01/06/2024 22:11
- 01/06/2024 22:07-Fillon pjesa e dytë
- 01/06/2024 21:51-Mbyllet pjesa e parë
- 01/06/2024 21:29
- 01/06/2024 21:26-SHTYLLA!
- 01/06/2024 21:23
- 01/06/2024 21:15
- 01/06/2024 21:03-Nis finalja e madhe
- 01/06/2024 20:03-Borussia Dortmund publikon formacionin zyrtar
- 01/06/2024 19:37-Këpucët e fundit të Toni Kroos me Real Madridin: Ngjyrë 'ari', gruaja dhe fëmijët e tij... madje edhe emrat e qenve
- 01/06/2024 19:08-Londra është pushtuar nga tifozët, ngjyra e verdhë vërshoi rrugët - gjermanët shikuan edhe një ndeshje në ligën e 11-të angleze
- 01/06/2024 18:34-Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes
- 01/06/2024 17:20-Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit
- 01/06/2024 16:54-Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit
- 01/06/2024 16:24-Sa Liga të Kampionëve kanë Borussia Dortmundi dhe Real Madridi?
- 01/06/2024 16:11-Fjalët e Carlo Ancelottit para lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2024 14:14-Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2024 12:26-Arda Guler dhe Salih Ozcan shpresojnë të krijojnë histori për Turqinë në Ligën e Kampionëve
- 01/06/2024 10:21-Trajneri i Dortmundit, Terzic: Real Madridi është favoritë, por nuk na intereson
- 01/06/2024 09:04-Borussia Dortmund – Real Madrid, dita e finales së madhe të Ligës së Kampionëve
- 31/05/2024 22:09-“Është një ndeshje 50-50”, Modric insiston se Real Madridi nuk është favorit ndaj Dortmundit
- 31/05/2024 21:13-“Është koha e tyre”, legjenda e Dortmundit tregon se si mund ta mposhtin Real Madridin në finale
- 31/05/2024 20:35-Ancelotti befason me deklaratën e tij, thotë se Real Madridi ka frikë para finales
- 31/05/2024 20:00-Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
- 31/05/2024 19:58-Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit
- 31/05/2024 19:13-“Më pëlqen të luaj përballë kundërshtarëve si Toni” – Fullkrug ka folur për Rudigerin dhe përballjen e tyre në finale
- 31/05/2024 19:12-“Koha që dominimi i Real Madridit të mbarojë”, trajneri i Dortmundit bën pretendimin e guximshëm
- 31/05/2024 19:11-Bellingham zbulon mesazhin që ka marrë nga Sancho para finales së Ligës së Kampionëve
- 31/05/2024 19:07-“Shpresoj ta fitojmë për Kroosin”, Ancelotti flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit
- 31/05/2024 19:06-Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin
- 31/05/2024 18:24-Formacionet e mundshme, Borussia Dortmund - Real Madrid
- 31/05/2024 18:18-Statistika të dy ekipeve drejt rrugëtimit në finale
Real Madridi ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në ‘Wembley’ të Londrës për të marrë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.
Gjithçka rreth kësaj ndeshje mund t'i gjeni në Telegrafi.com, ku minutë pas minute do t'iu mbajmë të informuar.
02/06/2024 00:30-Kaq nga ne për finalen e Ligës së Kampionëve
Për t'i lexuar të gjitha lajmet klikoni këtu...
02/06/2024 00:18-“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin
Jose Mourinho e nderoi Carlo Ancelottin pasi italiani e udhëhoqi Real Madridin drejt trofeut të gjashtë të Ligës së Kampionëve në 11 vitet e fundit dhe trofeun e 15-të në total falë fitores me rezultat 2-0 ndaj Borussia Dortmundit.
Dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Dani Carvajal dhe Vinicius Junior bën diferencën në atë që ishte një mbrëmje dramatike në kryeqytetin anglez.
Kjo fitore do të thotë se Ancelotti tashmë e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë në karrierën e tij si trajner.
02/06/2024 00:17-Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi – asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun
Toni Kroos i ka dhënë fund karrierës së tij te Real Madridi, por me stil, si kampion i Evropës dhe me një paraqitje shumë të mirë.
Madhështia e tij u tregua te goli i parë i finales, kur Vinicius iu afrua këndit për t’i kërkuar topin Kroosit për një gjuajtje, por Toni kishte plane të tjera. Ai harkoi në zonë dhe gjen Carvajalin, i cili arriti të shënonte me kokë.
Kështu i dha fund Kroos një karrierë të mrekullueshme në Real Madrid. Por është kaq e trishtueshme, kur e kupton, që atij i ka mbetur edhe vetë Euro 2024 me Gjermaninë për të vazhduar zgjerimin e legjendës. Nëse do të arrijë të ngrejë Kupën edhe në Euro 2024, kush do të ishte ai trimi që i thotë gjermanit, se nuk do ta fitojë “Topin e Artë” dhe atë pas një karriere shembullore në çdo kuptim.
01/06/2024 23:56-“Nata më e mirë e jetës sime”, Bellingham me një intervistë tepër emocionuese pasi fitoi Ligën e Kampionëve
Jude Bellingham dhuroi një intervistë emocionuese pasi u shpall fitues i Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024 me Real Madridin.
Të shtunën mbrëma, gjiganti spanjoll u përball me Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve në ‘Wembley’.
Gjatë pjesës së parë, Dortmundi kishte më shumë raste për gol, por dështuan që ta mposhtin Thibaut Courtois i cili ndali çdo gjuajte në drejtim të tij.
Në pjesën e dytë, Madridi e gjeti formën e tyre dhe pikërisht atëherë kur iu nevojit më së shumti, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar të takimit 2-0.
01/06/2024 23:47-Carvajal vendosi finalen e Ligës së Kampionëve – ai bëhet mbrojtësi i krahut më vendimtar në botë
E treta, e vërteta . Pasi iu afrua golit në dy raste, goditja me kokë e Dani Carvajal e solli Real Madridin më afër fitores, kur skuadra Los Blancos po luante më mirë.
Goditja dhe lëvizja ishin shumë të ngjashme me atë që minuta më parë e bëri, por topi shkoi mbi traversë. Jo këtë herë, më i vogli ishte më i zgjuari, duke u shfaqur në momentin e duhur, shkruan Marca.
Real Madridi ka gjetur shpesh shpëtim në paraqitjet e mbrojtësve të djathtë këtë sezon. Si Carvajal ashtu edhe Lucas Vázquez kanë dhënë fitore, pikë dhe kanë nxjerrë mbretërit nga shumë vështirësi gjatë vitit aktual.
01/06/2024 23:45-Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit
Vinicius Junior ka barazuar një rekord historik të Lionel Messit, teksa Real Madridi ka mposhtur Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua në ‘Wembley’.
Golat e shënuar nga braziliani dhe Dani Carvajal në pjesën e dytë ishin të mjaftueshëm për t’i dhuruar Real Madridit trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.
Pjesa e parë në Londër përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 me Dortmundin që pati rastet më të mira për gol, por nuk arriti ta tund rrjetën.
01/06/2024 23:21-Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë
Real Madridi ka fituar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-0 në ‘Wembley’ të Londrës për të marrë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.
Pjesa e parë u takoi gjermanëve, por në të dytën Los Blancos arritën të shënonin dy herë me Dani Carvajal dhe Vinicius Junior për të fituar titullin.
Lojtari me notën më të lartë në finale ishte Carvajal me 8.5, duke u shpallur lojtar i ndeshjes.
01/06/2024 23:20-Nacho merr trofeun dhe bashkohet me bashkëlojtarët
01/06/2024 23:20
Zinedine Zidane e vendos Ligën e Kampionëve në piedestalin e saj në mënyrë që Real Madridi ta marrë atë.
01/06/2024 23:18
Toni Kroos i përkrahur nga bashkëlojtarët duke përshëndetur tifozët bardhezi
01/06/2024 22:57-Mbyllet ndeshja
Real Madridi fiton trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.
01/06/2024 22:49
87' Fullkrug shënon me kokë, por pozita e tij ishte jashtë loje.
01/06/2024 22:46-GOOOOL!
83' Mbretërit shënojnë golin e dytë. Vinicius Junior gjen rrjetën për 2-0 pas asistimit të Jude Bellingham.
01/06/2024 22:43
80' Camavinga me një gjuajtje të bukur rrezikon portën e Kobbel, portieri zviceran mbron bukur.
01/06/2024 22:38-GOOOOL!
GOOOOL! Toni Kroos harkon në zonë nga këndi, me Daniel Carvajal që shënon me kokë për 1-0.
GOOOOOOOOL DE DANI CARVAJAL, TE QUIERO DANIIIIII 🤍🤍🤍pic.twitter.com/wfxPpVsswS
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) June 1, 2024
01/06/2024 22:31
68' Real Madridi rrezikon, Vnicius harkon, por Bellingham nuk arrin ta qëllojë topin me kokë.
01/06/2024 22:25
62' Borussia Dortmund rrezikon me Adeyemin që harkon në zonë, por gjuajtja me kokë e Fullkrug përfundon në duart e Courtois.
01/06/2024 22:11
49' Real Madridi rrezikon me Toni Kroos, por portieri i gjermanëve pret.
01/06/2024 22:07-Fillon pjesa e dytë
46' Nis pjesa e dytë, lojtarët e Real Madridit luajnë me topin.
01/06/2024 21:51-Mbyllet pjesa e parë
Borussia Dortmund dominoi ndaj Real Madridit në 45 minutat e para në finalen e Ligës së Kampionëve.
01/06/2024 21:29
27' Adeyemi nuk po ndalet, rrezikon sërish, por Courtois bën pritje të madhe, ndërsa nga topi i kthyer Fullkrug nuk gjuajti mirë.
Real Madrid can’t handle Adeyemi. How can they get surprised by that? Bad tactical decision by Carlo. But Adeyemi and Dortmund’s attacking players have been a handful and great so far
#UCLfinal #ucl #bvb #halamadrid #dorrma pic.twitter.com/VfHISh008m
— Let’s talk about sports (@My_sports_rants) June 1, 2024
01/06/2024 21:26-SHTYLLA!
23' Sërish Borussia Dortmund me super rast, Adeyemi rrëzohet në zonë, por nuk ka penalti. Në të njëjtin aksion Niclas Fullkrug goditi shtyllë.
Dortmund has been really dangerous and deserves to be in front. They have had some really big chances, and Real Madrid really needs to wake up. They are on their heels and just reacting.
#UCLfinal #ucl #bvb #halamadrid #dorrma pic.twitter.com/Ne1OQajn9W— Let’s talk about sports (@My_sports_rants) June 1, 2024
01/06/2024 21:23
21' Çfarë humbet Karim Adeyemi. I vetëm doli me Thibaut Courtois, por nuk arriti ta kalonte mirë për të shënuar.
If just Adeyemi had better ball control. Real is really passive and Dortmund has been the far better team so far #UCLfinal #ucl #bvb #halamadrid #dorrma pic.twitter.com/5fQ6qXwu4s
— Let’s talk about sports (@My_sports_rants) June 1, 2024
01/06/2024 21:15
14' Shkëndija e parë, Brandt rrezikon portën e Real Madridit.
01/06/2024 21:03-Nis finalja e madhe
1' Fillon ndeshja, lojtarët e Borussia Dortmund luajnë me topin e parë.
01/06/2024 20:03-Borussia Dortmund publikon formacionin zyrtar
Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley të Londrës.
Milionerët gjerman vijnë në finale pasi eliminuan ekipe si PSG dhe Atletico Madrid.
Trajneri Edin Terzic ka vendosur të luajë me emra si Karim Adeyemi, Julian Brandt, Jadon Sancho dhe Niclas Fullkrug.
01/06/2024 19:37-Këpucët e fundit të Toni Kroos me Real Madridin: Ngjyrë 'ari', gruaja dhe fëmijët e tij... madje edhe emrat e qenve
Toni Kroos luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, që është finalja e Ligës së kampionëve, kundër Borussia Dortmundit në Wembley.
Ndeshja e ndeshjeve, apo finalja më e madhe, doli të jeto ajo që do t'i jap lamtumirën e fundit një karriere me plot suksese dhe trofe.
Për këtë ndeshje të fundit, gjermani do të mbajë këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij.
01/06/2024 19:08-Londra është pushtuar nga tifozët, ngjyra e verdhë vërshoi rrugët - gjermanët shikuan edhe një ndeshje në ligën e 11-të angleze
Edhe pse finalja e Ligës së Kampionëve nuk fillon deri në orën 21:00, rrugët e Londrës pranë stadiumit Wembley janë plot me tifozë, sidomos ata që kanë ardhur nga Gjermania për të përkrahur Borussia Dortmundin.
Lojtarët e Borussia Dortmundit dhe Real Madridit luajnë për trofeun më të rëndësishëm të klubeve në botën e futbollit dhe madrilenët cilësohen si favorit i madh.
Megjithatë, nëse njëra nga skuadrat ka avantazh për shkak të tifozëve në tribuna, do të jetë Borussia Dortmundi.
Borussia Dortmund fans in London.pic.twitter.com/55tHSa0B13
— ikonik (@IkonikFCB) June 1, 2024
01/06/2024 18:34-Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes
Carlo Ancelotti dhe Real Madridi zakonisht e publikojnë formacionin dy orë para ndeshjes, por kësaj radhe edhe pse është finale, ata e kanë bërë këtë gjë edhe më herët.
Tekniku i madh italian do t’i qëndrojë besnik skemës së tij me 4-3-1-2, ku në sulm do të jenë treshja, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
01/06/2024 17:20-Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit
Real Madridi ka marrë një lajm të madh pasi një lojtar i rëndësishëm është rikthyer në ekip vetëm disa orë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit.
Real Madridi do të takohet me Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Wembley Stadium’, sot (1 qershor) në mbrëmje, duke synuar që ta fitojnë këtë trofe për herë të 15-të në historinë e tyre.
Sidoqoftë, fillimisht dukej se ekipi i Carlo Ancelottit do të duhet që finalen ndaj Dortmundit ta luajë pa shërbimet e njërit prej lojtarëve kryesor.
01/06/2024 16:54-Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit
Slloveni Slavko Vincic do të jetë në krye të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit në garën e UEFA-s, finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.
Gjyqtari është caktuar përpara gjyqtarëve të tjerë që aspironin të ishin kryesor të duelit të madh evropian, si holandezi Danny Makkelie, polaku Szymon Marciniak apo anglezi Anthony Taylor.
Gjyqtari, i cili nuk e ka gjykuar kurrë Real Madridin, sjell kujtime të mira për Borussia Dortmundin, pasi drejtoi ndeshjen mes Borussia-Atletico Madrid për ndeshjen e kthimit në çerekfinale.
01/06/2024 16:24-Sa Liga të Kampionëve kanë Borussia Dortmundi dhe Real Madridi?
Nëse mendojmë për Ligën e Kampionëve, trofeun më të mirë për klube në kontinentin evropian, është e pamundur të mos e lidhim me Real Madridin, skuadrën më të suksesshme dhe fituese të trofeut.
Si në formatin klasik të Kupës Evropiane që filloi në 1955, ashtu edhe në formatin aktual të Ligës së Kampionëve, që filloi në 1993, Los Blancos janë mbretërit e turneut, me suksese të arritura në tre faza të ndryshme.
Historia e Borussia, pavarësisht se nuk është aq e gjerë dhe me trofe sa ajo e Real Madridit, ka gjithashtu disa pika të larta dhe shkëlqim.
01/06/2024 16:11-Fjalët e Carlo Ancelottit para lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve
Carlo Ancelotti mbajti një fjalim për lojtarët e Real Madriditi në Wembley para finales të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.
Gazetari i afërt me Real Madridin, Jose Luis Sanchez, ka zbuluar detaje të fjalimit motivues të Ancelottit.
Nuk ka njeri më të mirë për të folur për rëndësinë dhe peshën e asaj ndeshje se Ancelotti. Domethënë, si lojtar i Romës, ai arriti në finalen e Kupës së Kampionëve, siç quhej kjo garë kur e luanin vetëm kampionët. Më pas, si lojtar i Milanit, ai fitoi të dyja finalet e Kupës së Kampionëve ku luajti.
01/06/2024 14:14-Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve
Gary Lineker ka shpjeguar arsyen kontroverse se ai do të mbështesë Real Madridin për herë të parë ndonjëherë në finalen e Ligës së Kampionëve sonte (e shtunë) kundër Borussia Dortmundit.
Ish-ylli anglez kaloi tre vjet të karrierës së tij të mbushur me gola duke luajtur për rivalët vdekjeprurës të Realit, Barcelonën, përpara se të kthehej në Angli.
Normalisht, Lineker do të bënte tifo për çdo kundërshtar me të cilin do të përballej 14 herë kampioni evropianë, por jo në këtë rast.
01/06/2024 12:26-Arda Guler dhe Salih Ozcan shpresojnë të krijojnë histori për Turqinë në Ligën e Kampionëve
Rreth 619 lojtarë janë paraqitur në fitoret e finaleve të Kupës Evropiane ose të Ligës së Kampionëve UEFA. Ky total përfshin edhe 13 që u paraqitën për Manchester Cityn në finalen e vitit 2023, me Rodrin që u bë spanjolli i 78-të që fiton trofeun.
Çuditërisht, asnjë lojtar turk nuk ka dalë ende në podium pasi ka maksimumi i tyre ka qenë të luajnë dhe të humbin në finale.
01/06/2024 10:21-Trajneri i Dortmundit, Terzic: Real Madridi është favoritë, por nuk na intereson
Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, dëshiron që skuadra e tij të përqafojë statusin e tyre të jo-favoritë në Ligën e Kampionëve në UEFA kundër Real Madridit.
Dortmundi përballet me Los Blancos në Wembley Stadium në një përballje të vështirë finale për të mbyllur sezonin e garës elitare evropiane.
Skuadra e Bundesligës përfundoi në vendin e pestë në Bundesliga dhe shkon në finale si jo-favoritë kundër Real Madridit.
01/06/2024 09:04-Borussia Dortmund – Real Madrid, dita e finales së madhe të Ligës së Kampionëve
Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në mes të Borussia Dortmund dhe Real Madrid.
Pritjes i ka ardhur fundi tashmë dhe tifozët e futbollit mezi presin finalen e garës më të madhe evropiane për ekipe.
Dortmund dhe Real Madrid janë gati për aktin e madh që fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Wembley”.
31/05/2024 22:09-“Është një ndeshje 50-50”, Modric insiston se Real Madridi nuk është favorit ndaj Dortmundit
Real Madridi ka kryer përgatitjet e fundit para përballjes me Borussia Dortmundit në finale të Ligës së Kampionëve e cila do të luhet nesër (1 qershor) në ‘Wembley’ me fillim nga ora 21:00.
Luka Modric ka folur para gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes, me kroatin i cili iu bashkua Carlo Ancelottit dhe Nachos.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe kemi shumë besim dhe qetësi për t’u përballur me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, ka thënë fillimisht Modric.
31/05/2024 21:13-“Është koha e tyre”, legjenda e Dortmundit tregon se si mund ta mposhtin Real Madridin në finale
Legjenda e Borussia Dortmundit, Roman Weidenfeller, ka paralajmëruar se ish-ekipi i tij mund të shkaktojë një befasi ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.
43-vjeçari ka pretenduar se Dortmundi mund të shkatërrojë ‘makinerië e titujve’ të Los Blancos dhe të shkaktojë një befasi në ‘Wembley’.
Weidenfeller tha se ekipit të Edin Terzic i nevojitet të bëjë një përpjekje ekipore për t’i mohuar Madridit të fitojë në këtë finale.
31/05/2024 20:35-Ancelotti befason me deklaratën e tij, thotë se Real Madridi ka frikë para finales
Vetëm Borussia Dortmundi po i qëndron përpara në rrugë Real Madridit për të fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, teksa këto dy ekipe do të përballen me njëra-tjetrën nesër (1 qershor) në ‘Wembley’ të Londrës.
Në prag të ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp para gazetarëve, duke diskutuar çështje të ndryshme rreth ekipit dhe kundërshtarit
“Ekipi është i fokusuar, me besim për të nxjerrë më të mirën nga vetja jonë. Ne duhet të kemi besim që të luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por me shumë respekt për kundërshtarët tanë, të cilët kanë fituar një vend në finale”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
31/05/2024 20:00-Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Përpara finales së Ligës së Kampionëve me Real Madrid këtë fundjavë, qendërmbrojtësi veteran i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, ka kritikuar taktikat ultra mbrojtëse të trajnerit Edin Terzic.
Të dy skuadrat takohen në ndeshjen më vendimtare për ta këtë vit në Wembley të shtunën (1 qershor).
Taktika që Hummels iu referua ka të bëjë me tri ndeshje të Bundesligës gjatë sezonit të përfunduar së fundmi, ku BvB përfundoi në vendin e pestë për të humbur kualifikimin e drejtpërdrejtë për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
31/05/2024 19:58-Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit
Real Madridi pritet që të t’i ofrojë një kontratë të re deri në verën e vitit 2029 portierit ukrainas, Andriy Lunin, por tashmë ka disa dyshime nëse ai do të mbetet pjesë e klubit.
Dukej se ai do të garonte me Thibaut Courtois për një fanellë titullari sezonin e ardhshëm, por pasi belgu u rikuperua nga një lëndim i rëndë ai duket se do të startojë nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit.
Sipas Relevo, Lunin nuk është i lumtur me faktin se ai do të jetë në bankën rezervë në finale ndaj Dortmundit, pasi ai ishte në radhë të parë njëri prej arsyejeve kryesore pse Real Madridi në fakt erdhi deri këtu.
31/05/2024 19:13-“Më pëlqen të luaj përballë kundërshtarëve si Toni” – Fullkrug ka folur për Rudigerin dhe përballjen e tyre në finale
Lojtarët e Borussia Dortmundit janë të fokusuar plotësisht te finalja e ligës së Kampionëve ku launnë përballë Real Madridit më 1 qershor në stadiumin mitik “Wembley” në Angli.
Verdhezinjtë kërkojnë të rikthejnë trofeun e madh pas 27 vitesh në “Signal Iduna Park”, por misioni është shumë i vështirë, pasi përballë kanë ekspertët e kësaj gare.
Gjithsesi, gjermanët nuk e njohin fjalën frikë dhe nuk dorëzohen kurrë dhe këtë e konfirmon sulmuesi i Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug.
Sulmuesi shtatlartë u ndal te rivaliteti me mbrojtësin Antoinio Rudiger, që do ta ketë kundërshtar në finalen , por edhe shokë skuadre te Kombëtarja e Gjermanisë në Euro 2024.
31/05/2024 19:12-“Koha që dominimi i Real Madridit të mbarojë”, trajneri i Dortmundit bën pretendimin e guximshëm
Edin Terzic është i vendosur që ta udhëheq Borussia Dortmundin drejt lavdisë në Ligën e Kampionëve dhe është i gatshëm për testin e fundit në finalen ndaj Real Madridit.
Borussia Dortmundi do të takohet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve në ‘Wembley’ këtë të shtunë.
Verdhezinjtë e Dortmundit po futen në këtë takim jo si skuadra favorite për ta fituar finalen pasi Real Madridi e ka fituar këtë trofe 14 herë dhe ka më shumë përvojë.
31/05/2024 19:11-Bellingham zbulon mesazhin që ka marrë nga Sancho para finales së Ligës së Kampionëve
Jadon Sancho i dërgoi një mesazh ish-bashkëlojtarit Jude Bellingham pasi u konfirmua se Real Madridi do të përballet me Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ata mund të kenë luajtur së bashku në Dortmund vetëm për një sezon të vetëm, por Bellingham dhe Sancho krijuan një miqësi të ngushtë gjatë kohës së tyre në Signal Iduna Park.
Në fakt, Sancho luajti një rol të rëndësishëm për të ndihmuar mesfushorin e ri të vendosej në një vend të ri, duke vepruar si mentori i tij gjatë atyre ditëve të para në Gjermani.
31/05/2024 19:07-“Shpresoj ta fitojmë për Kroosin”, Ancelotti flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se djersa e ftohtë dhe frika do të mbizotërojë ne mendjet e të dyja ekipeve, teksa ka dhënë një deklaratë për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve.
Real Madridi do të tentojë që ta fitojë trofeun e 15-të në ‘Wembley’ më datë 1 qershor, dhe për ta bërë këtë duhet të mposhtin ekipin gjerman Borussia Dortmund.
Kur u pyet specifikisht nëse italianin e kanë rrëmbyer djersët e ftohta dhe frika, Ancelotti tha se kjo ‘frikë’ do të arrijë pasditen e së shtunës.
31/05/2024 19:06-Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin
Borussia Dortmund ka bërë një gjest shumë të bukur para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit duke lejuar të gjithë punonjësit e klubit të udhëtojnë falas drejt Londrës.
Për klubin gjerman, të gjithë janë të rëndësishëm, jo vetëm ata në fushë, dhe për këtë, të 519 punonjësit do të kenë mundësinë të shikojnë klubin e tyre në ndeshjen më të rëndësishme në 11 vitet e fundit.
Kushdo që punon në siguri, pastrim, mirëmbajtje, media ose marketing në klubin gjerman, do t’u ofrohet një biletë falas për në stadium, akomodimi dhe fluturimi – të gjitha të paguara.
31/05/2024 18:24-Formacionet e mundshme, Borussia Dortmund - Real Madrid
Sa i përket formacioneve zyrtare nuk pritet që të ketë ndonjë befasi nga ndonjëra prej ekipeve pasi Edin Terzic dhe Carlo Ancelotti sipas të gjitha gjasave do t'i qëndrojnë besnik lojtarëve që ua siguruan plasmanin në finalen e madhe.
Tek Dortmundi vijën e mbrojtjes pritet që ta udhëheq Mats Hummels, ndërsa mesfusha pritet të përbëhet nga dyshja Sabitzer- Can. Ndërkohë në fazën e sulmit, në qendër pritet të luajë Fullkrug, i cili do të ndihmohet nga krahët që mbulohen nga Sancho dhe Adeyemi si dhe Julian Brandt i cili do të luajë si mesfushor ofanziv.
Në anën tjetër tek Real Madridi, Carlo Ancelotti tashmë ka konfirmuar se në portë do ta nis me Thibaut Courtois, ndërsa balotazhin mes Eder Militaos dhe Nacho Fernandez duket se e ka fituar ky i fundit që pritet të startojë nga minuta e parë. Sa i përket repartit të mesfushës dhe atij të sulmit nuk pritet të ketë ndryshime nga ndeshjet paraprake.
31/05/2024 18:18-Statistika të dy ekipeve drejt rrugëtimit në finale
Real Madridi dhe Dortmundi do të takohen me njëra-tjetrën në finalen e Ligës së Kampionëve që do të luhet nesër (1 qershor) me fillim nga ora 21:00 në 'Wembley' të Londrës.
Për të arritur deri në finalen e madhe, Dortmundi shënoi 17 gola dhe pësoi nëntë, ndërsa Real Madridi në anën tjetër realizoi 26 gola dhe pësoi 15 sosh. Sa i përket portave të paprekura, Dortmundi qëndron më mirë me gjashtë ndeshje pa pësuar gol, karshi tri ndeshjeve të Real Madridit.
Kur flasim për disiplinë, të dyja ekipet kanë pothuajse numër të njëjtë të kartonëve me Dortmundin që ka pësuar 20 kartonë të verdhë ndërsa Real Madridi ka një më shumë pra 21.
Ndërkohë në aspektin e posedimit të topit, 'Los Blancos' qëndrojnë më mirë me mesatarisht 52.7% të posedimit të topit gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, karshi 45.7 % të Dortmundit.























































