Nëse trupi do të ishte veturë, atëherë tetë vitaminat B – B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12 – do të ishin sikur ekipi i Formula 1
Si ekip, vitaminat e mbajnë motorin tuaj në gjendje të mirë duke i ndihmuar trupit ta shndërroj ushqimin në energji.
Të gjitha këto vitamina kanë një rol unik dhe janë tejet të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
Sa shpesh duhet të përdor vitaminë B?
Vitaminat B duhet të merren çdo ditë përmes ushqimit, dhe nuk i gjeni aq shpesh në ushqimet e shpejta.
Si ta kuptoj nëse kam mungesë të vitaminës B?
Është paksa problem të kuptoni nëse keni mungesë të vitaminave B, pasi që simptomat dallojnë varësisht nga ajo se cila vitaminë specifike ju mungon. Megjithatë, skuqje e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, infeksionet, anemia, depresioni dhe ankthi të gjitha janë indikatorë.
Tiamini (vitamina B1)
Cilat janë përfitimet e kësaj vitamine? Ndryshe njohur si thamini, vitamina B1 kujdeset për sistemin tuaj nervor. Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë pjeshkat, orizi i kaftë, arrat, farat, asparagusi, mishi, mishi i derrit, tërshëra, etj.
Juve ju nevojitet rreth 1mg të kësaj vitamina në ditë, sasi e cila është pothuajse ekuivalente me 100g fara luledielli.
Riboflavini (vitamina B2)
Vitamina B2 e rregullon metabolizmin dhe i mban flokët, sytë dhe lëkurën tuaj të duken të freskët.
Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë qumështi, jogurti, vezët, kërpudhat, spinaqi, bajamet, etj.
Synoni të merrni rreth 1.3mg të kësaj vitamine në ditë.
Niacini (vitamina B3)
Kjo vitaminë i rritë nivelet e kolesterolit të mirë (HDL-së) dhe i zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq (LDL-së), e gjithashtu e riparon ADN-në, e mbron lëkurën nga dëmet e diellit dhe e përmirëson funksionin e trurit.
Ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës B3 janë gjoksi i pulës, kërpudhat, toni, etj.
Acidi pantotenik (vitamina B5)
Vitamina B5 njihet për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, për prodhimin e hormoneve të mira të seksit dhe stresit në gjëndrat adrenale, si dhe për mirëmbajtjen e sistemit tretës.
Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë farat e lulediellit, avokado, salmoni, etj.
Vitamina B6
Vitamina B6 ndihmon në krijimin e hemoglobinës – substancë në qelizat e kuqe të gjakut që e bartë oksigjenin rreth trupit. Pra, kjo vitaminë është esenciale për sistemin nervor, dhe përfshihet në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës.
Ushqimet që përmbajnë vitaminë B6 janë qumështi, rikota, salmoni, toni, vezët, arrat, mishi, karotat, spinaqi, patatet e ëmbla, pjeshkat, bananet, avokado.
Biotini (vitamina B7)
Kjo vitaminë e ndihmon trupin ta përpunojë yndyrën dhe iu nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj vitamine, të cilën kryesisht mund ta gjeni në vezë, bajame, djathë, kërpudha, patate të ëmbla dhe spinaq.
Acidi folik (vitamina B9)
Nëse ndonjëherë keni qenë afër një gruaje shtatzënë, mund ta keni dëgjuar duke e përmendur acidin folik. Kjo sepse acidi folik i ndihmon trupit të prodhojë dhe t’i mirëmbajë qelizat e kuqe të gjakut.
Acidi folik gjendet në sasi të mëdha në asparagus, brokoli, okra, fruta citrikë dhe avokado.
Vitamina B12
Vitamina B12 ndihmon në trajtimin e pagjumësisë, në largimin e depresionit dhe e mbron shëndetin e zemrës.
B12-shi kryesisht gjenden në mish, peshk, ushqime të detit, ushqime të bulmetit dhe vezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale