LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për garën e parë të Kampionatit të Automobilizimit (Foto)

Gjithçka gati për garën e parë të Kampionatit të Automobilizimit (Foto)

Kampionati i Automobilizimit te Kosovës starton të dielen (26 prill) me garën e parë të disiplinës ‘sllallom’ në qytetin e Ferizajt. Ndërsa sot (e shtunë) po zhvillohen provat e garës.

Autoklubi AK Ferizaj në bashkëpunim më Federatën e Autosporteve të Kosovës kanë përgatitur gjithçka që gara të shkojë më së miri, ndërsa premtohet të ketë garë, spektakël dhe shou.

Për këtë garë janë regjistruar 12 autoklube pjesëmarrëse dhe deri 50 garues, dhe ky numër i garuesve është më i madh në të gjitha garat regjistruar ndër vite.


Të dhënat e garës dhe paragarës:

Disiplina: Sllallom

Gjatësia e shtegut: 4.8 km

Numri i xhirove: 2

“Gara e Ferizajt do të organizohet në rrugës për Shtime… Për organizimin e kësaj gare kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë Policia e Kosovës si dhe Komuna e Ferizajt. Të gjithë jemi gati, eja edhe ti! #DokuTeVeni”, thuhet në njoftim.

kamp1