Thënie nga: John Cage
Përktheu: Agron Shala
• Në errësirë, të gjitha macet janë të zeza.
• I gjithë arti i madh është një formë ankese.
• Nëse e zhvillon veshin për tingujt që janë muzikalë, kjo është sikur ta zhvillosh egon. Sepse, po filloni t’i refuzoni tingujt që nuk janë muzikalë dhe, në këtë mënyrë, po e shkëputni veten nga një përvojë e mirë.
• Nuk mund ta kuptoj se pse njerëzit janë të frikësuar nga idetë e reja. Unë kam frikë nga të vjetrat.
• Nëse diçka për ju është e mërzitshme pas dy minutash, provojeni për katër. Nëse është ende e mërzitshme, atëherë tetë. Pastaj gjashtëmbëdhjetë. Pastaj tridhjetë e dy. Përfundimisht, dikush zbulon se nuk është aspak e mërzitshme.
• Dilni nga cilido kafaz në të cilin ndodheni.
• Nuk ka diçka të tillë si një hapësirë boshe ose një kohë boshe. Gjithmonë ka diçka për të parë, diçka për të dëgjuar. Në fakt, sado përpiqemi ta bëjmë një heshtje, nuk mundemi.
• Emocionet – dashuria, gëzimi, heroikja, habia, qetësia, frika, zemërimi, pikëllimi, neveria – janë në audiencë.
• Gjithçka që bëjmë është muzikë.
• Fakulteti: 200 njerëz lexojnë të njëjtin libër. Ashiqare gabim. 200 njerëz mund t’i lexojnë dyqind libra.
• Ka poezi sa herë që kuptojmë se asgjë nuk zotërojmë.
• Qëllimi më i lartë është të mos kesh fare qëllim. Kjo të vë në përputhje me natyrën, me atë mënyrën e saj të veprimit.
• Arti është një lloj stacioni eksperimental në të cilin dikush provon të jetojë.
• Gjykimet për vlerat janë shkatërruese për profesionin tonë, që janë kureshtja dhe vetëdija.
• Kombinoni shtëpitë e pleqve me çerdhet e fëmijëve. Bëni së bashku shumë të moshuar dhe shumë të rinj, se ata kanë interes për njëri-tjetrin.
• Pra, dikush ka talent? Edhe çka? Një duzinë e pavlerë. Jemi të mbipopulluar. Në fakt, ne tash kemi më shumë ushqim sesa që kemi njerëz, dhe më shumë art. Kemi arritur në pikën e djegies së ushqimit tonë. Kur do të fillojmë ta djegim artin tonë?
• Pse ndodh që fëmijët, të cilët i mësuan emrat e muajve dhe faktin se janë dymbëdhjetë prej tyre, mos të pyesin se pse i nënti quhet i shtati (shtatori), i dhjeti quhet i teti (tetori), i njëmbëdhjetë quhet i nënti (nëntori), i dymbëdhjeti quhet i dhjeti (dhjetori)?
• Nëse puna ime pranohet, duhet të kaloj në pikën ku nuk pranohet.
• Nisjani, kudo.
• Gabimi kompjuterik në dhënien e notave rezultoi në dështime akademike të disa nxënësve të shkëlqyeshëm. Pas disa vitesh, gabimi u zbulua. Secilit prej tyre i dërgohej letra ku ftohej t’i rifillonte studimet. Secili u përgjigj se po kalonte shumë mirë pa arsim.
• Zbulova se ata që rrallë merren me emocionet e tyre, e dinë më së miri se çfarë është një emocion.
• Gabimi është thjesht një dështim për t’u përshtatur menjëherë – nga paramendimi në aktualitet.
• E padobishmja e padobishmes është lajm i mirë për artistët, sepse arti nuk i shërben qëllimit të dobishëm. Ka të bëjë me ndryshimin e mendjeve dhe shpirtrave.
• Më duhej një bazë tjetër për strukturën muzikore. Këtë e gjeta në parametrin e kohëzgjatjes së tingullit, te parametri i vetëm i tingullit që është i pranishëm edhe kur nuk synohet asnjë tingull.
• Materiale muzikore janë tingulli dhe heshtja. Integrimi i tyre është kompozim.
• Është më mirë ta bësh një pjesë të muzikës sesa ta interpretosh; më mirë ta interpretosh sesa ta dëgjosh një; më mirë ta dëgjosh sesa ta keqpërdorësh si mjet shpërqendrimi, argëtimi ose përvetësimi të “kulturës”.
• Shkurtimisht, jam përpjekur të paraqes këtu një pamje të arteve që nuk i ndan ato nga pjesa tjetër e jetës, por që më tepër ngatërron ndryshimin midis artit dhe jetës.
• Gjithçka është jehonë e asgjësë. /Revista “Akademia”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Dashuria e arkitektit shqiptar, për vajzën e Sulejmanit të Madhërishëm
![Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Prizreni-780x439.jpg)
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
![Propozime për drejtshkrimin e shqipes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Poetry-780x439.jpg)
Propozime për drejtshkrimin e shqipes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi