Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Kosova nuk e ka fituar liberalizimin e vizave pse i ka plotësuar kushtet, por për faktin se Bashkimi Europian dëshiron që të mbajë njerëz të korruptuar në Qeveri për shkak të ruajtjes së stabiliteti rajonal.

“Vendimi që është marrë për liberalizimin e vizave nuk është se është fituar për shkak të reformave as meritë e Qeverisë, dimë skandalet me pasaporta, korrupsioni në kulm. Por, BE-ja po është e interesuar të vazhdojë të qeverisë me politikanë të korruptuar për ta ruajtur stabilitetin dhe t’i implementojnë interesat e tyre këtu”, ka thënë Gjinovci në Info Magazine.


“Arritja e liberalizmit është e arritur që këta ia atribuojnë vetës. Me këtë po tentohet të shuhet edhe rezistenca opozitare, si protestat dhe demonstrata”.

Gjinovic tha edhe se “pushimi sot në këtë ditë, tregon histerinë kolektive që na karakterizon. Ne sot po dëshirojmë t’i tregojmë Evropës se jemi si ta”.