LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Versioni aktual i Demarkacionit nuk kalon në Kuvendin e Kosovës

Gjini: Versioni aktual i Demarkacionit nuk kalon në Kuvendin e Kosovës

Ardian Gjini i AAK-së thotë se versioni aktual i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Thotë se ky version do të dërgohet në Kuvend ku do të rrëzohet për të treguar se Kosova e sheh të gabuar këtë vijë kufitare.

Tha se do të kërkojnë rinegocim të cilin nëse nuk e pranon Mali i Zi, do të drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit.


“Nëse Mali i Zi ka me refuzu me negociu atëher do të drejtohemi në Arbitazh.

Tha se AAK nuk do të ndërroj qëndrim për këtë çështje.

“Nuk i ndërron fjalët Aleanca, nuk i ndërron fjalët Ramushi”, tha Gjini.

Gjini foli edhe për punët që do t’i bëjë koalicioni. AI tha se kkoalicioni i madh punën e parë që do ta bëjë në politiken e jashtme është që të mos ndihemi inferior ndaj askujt, sidomos Serbisë e askujt

“Këtë do ta garantojë Haradinaj si kryeministër dhe gjithë ata që e mbështesin këtë koalicion. E dyta: është diçka që AAK e ka nxjerr me shkrim e më vonë që doli nga PDK e Nisma pra misioni shtesë për misionet tona diplomatike, Për rritjen e investimeve të huaja pra diplomacia ekonomike” është shprehur ai.