LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta bëjë ç’kapjen e shtetit (Video)

Gjini: Koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta bëjë ç’kapjen e shtetit (Video)

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini gjatë intervistës në Telegraf, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta bëjë ç’kapjen e shtetit.

“Ka kapje të shtetit prej grupeve të ndryshme. Momentin kur i heqim duart nga drejtësia dhe policia atëherë shteti do të jetë i ç’kapur”, ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se edhe partneri i koalicionit Partia Demokratike e Kosovës ka mirëkuptim të jashtëzakonshëm që sa më shpejtë ta çlirojnë sistemin e drejtësisë prej çfarë do ndikimi.


“Nuk mundet asnjë parti me garantua që e ka ç’kap shtetin nëse provon me vendos duar në sistem të drejtësisë”, u shpreh Gjini.

Nënkryetari i AAK-së, më tej ka theksuar se elektorati i AAK është i bindur se ky koalicion do të fitojë dhe Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër.

Ai ka theksuar se pas zgjedhjeve nuk do të kenë nevojë për koalicion tjetër, dhe se në Kuvend do ta kenë një shumicë solide e jo 2/3-at. /Telegrafi/