Gjimshiti realizon gol të bukur në fitoren e rëndësishme të Atalantës në udhëtim te Spezia

Berat Gjimshiti ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.
Mbrojtësi shqiptar përpos ndeshjeve shumë të mira që po i zhvillon në defensivë, në duel me Spezian ka gjetur edhe golin.
Reprezentuesi shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa ka realizuar një gol në fitoren e Atalantës 1-3 në udhëtim te Spezia.
Ishte minuta e 73-të e ndeshjes kur Gjimshiti u asistua nga Demiral dhe realizoi gol të bukur me kokë për 1-2.
Për Gjimshitin ky ishte goli i parë këtë edicion nëSerie A, teksa ka realizuar edhe dy të tjerë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































