Berat Gjimshiti ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë të shtunën në mbrëmje në stadiumin 'Puskas Arena'.

Pas një dueli në zonën shqiptare, Gjimshiti u përplas me kapitenin Etrit Berisha dhe mbeti i shtrirë në fushë, ku më vonë u kuptua se ka thyer dorën.


Mbrojtësi qendror është rikthyer në Itali, ku tanimë është operuar me sukses.

8d4ab9e48c08df60cddfcb08e08b

Ka qenë faqja zyrtare e klubit italian Atalanta që ka konfirmuar se Gjimshiti ka kryer me sukses operimin, teksa do të mbetet jashtë fushave për rreth 30 ditë.

“Futbollisti Berat Gjimshiti kreu me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në parakrahun e majtë".

GetPaidStock.com 6164361d6d0a6

"Pas disa ditësh mbrojtësi zikaltër do të rifillojë stërvitjen, koha e parashikuar për t’u rikthyer në fushën e blertë është rreth 30 ditë”, ka shkruar faqja zyrtare e Atalantës.

Kësisoj Gjimshiti do t'i mungojë Shqipërisë në sfidën shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, por për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Anglisë dhe Andorrës pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Edoardo Reja. /Telegrafi/

telegrafi sport app