Skuadra e trajnerit Sadat Pajaziti, e mundi në udhëtim, skuadrën e Drenicës me rezultat 1:2, ani pse që nga minuta e 42-të ishte me dhjetë lojtarë në fushë.

Për Drenicën kjo ishte humbja e parë pas një barazimi dhe një fitoreje.


Kjo ishte ndeshja e parë e xhiros së tretë.

Për gjilanasit shënuan Gzim Rusi dhe Besnik Krasniqi, ndërsa për Drenicën shënoi nga pika e bardhë, Sami Geci.

Gjilani mbetet lider me 9 pikë kurse Drenica ndodhet e pesta me katër sosh. /Telegrafi/  

telegrafi sport app