Gjilani ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e parë në Pranverë për bardh e kuqtë ishte në kuadër të Kupës së Kosovës kundër Ballkani.


Gjatë 90 minutave rezultati ishte i bardhë 0-0 dhe dy skuadrat shkuan në lojën shtesë.

Në minutën e 120 ishte Pleurat Hajdini që shënoi për t'i dhënë kualifikimin Gjilanit.

28238949 201212850464739 2051971265945944901 o

Tjetër takim i vështirë ishte në javën e kaluar në kryeqytet ku mposhtën Flamurtarin me golin e Betim Haxhimusës në minutën e 92-të.

Ndeshja e tretë në pranverë historia e njëjtë, Gjilani vuajti në një terren të vështirë ndaj një skuadre të fortë si Liria, por gëzimin e gjetën në fund të ndeshjes.

Ishte mbrojtësi i djathtë më i mirë në Kosovë, Armend Thaqi që me golin e tij bërë të fluturojnë 'Skifterat' nga gëzimi i madh.

Gjilani tani ka marrë epitetin si 'Skuadra in extremis', falë fitoreve që ka marrë në sekondat e fundit.

28070919 201192890466735 3302772936377706771 o

Trajneri Arbnor Morina lavdëron futbollistët e tij që po janë të përkushtuar në çdo ndeshje, ndërsa për fitoren në frymën e fundit thotë se është si ta presësh infarktin.

"Të presësh fitoren në sekondë të fundit është si me prit infarktin!. Djemtë janë shumë të përkushtuar në punë dhe nuk po bijën moralisht gjatë ndeshjes. E mira është se ato që i kemi humbur vitin e kaluar tani po i fitojmë", thotë Morina për Telegrafin.

"Këto fitore janë meritë e futbollistëve dhe organizimit të mirë të klubit në të gjitha nivelet".

28161541 201194667133224 970762435516820869 o

"Skifetarat gjithashtu janë gjithmonë me neve dhe po na përkrahin e po ju gëzohemi së bashku lojërave të mira të djemve të mijë", u shpreh Morina.

Në ndeshjen e radhës Gjilanin e pret një ndeshje e vështirë pasi do të luaj në udhëtim te Drenica.

Në pyetjen se a do të nënshkruante për një fitore tjetër në frymën e fundit Morina u përgjigj:

"Me Drenicën është kënaqësi me u ballafaquar sepse janë ekip shumë i mirë dhe luajnë futboll të bukur".

"Nuk jam njeri i cili zgjedh se kur me fituar por jam për me ju shpagua puna lojtarëve të cilët po punojnë shumë mirë", deklaroi Morina.

28379460 202823066970384 7392744672057498952 n

Gjilani tani ndodhet katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Drita e Prishtina me pikë të njëjta, ndërsa gjithashtu janë edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Trajneri prishtinas i Gjilanit thotë se hyzmetin po ia bëjnë në dy garat dhe në fund do të shihet se cilin trofe do ta marrin.

"Punën ne po e bëjmë siç është më së miri e çka arrijmë në fund tregon koha. Hyzmetin do t'ia bëjmë deri në fund me dëshirë që të vazhdojmë me lojë të mirë si deri më tani", përfundoi njëri nga trajnerët më të mirë në futbollin kosovar në vitet e fundit.

28164516 201195980466426 3468575833865472457 o

Së bashku me Dritën, Gjilani është skuadra që ka pësuar më së paku humbje këtë edicion vetëm dy.

Bardh e kuqtë kanë marrë shtatë fitore këtë edicion dhe kanë barazuar në 11 takime të tjera. /Telegrafi/