LAJMI I FUNDIT:

Gjilani dhe UNICEF me marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e të drejtave të fëmijëve

Gjilani dhe UNICEF me marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e të drejtave të fëmijëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, për realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Haziri, pasi e falënderoi UNICEF-in për bashkëpunimin, tha se Gjilani tashmë edhe qytet mik i fëmijëve.

“Gjilani tashmë është mik i fëmijëve në kuadër të programit që UNICEF e ka përzgjedhur për tri komuna të Kosovës. Po ashtu, kam përfaqësuar qytetarët e Gjilanit në Konferencën e Athinës, që në nivel regjional e ka organizuar UNICEF, si formë e re e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve”, tha Haziri.


Ai tha se të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta janë të integruar në sistemin edukativ dhe kanë gjetur mbështetje në sistemin e arsimit, me mësues të veçantë.

“Po ashtu, po i mbështesim edhe organizatat që merren me të drejtat e fëmijëve dhe me organizimin e mësimit plotësues. Ndërsa, është shumë e rëndësishme që po e ndërtojmë lagjen e fëmijëve për qëndrim ditor aty, për të gjithë fëmijët që kanë nevojë”, u shpreh Haziri.

Drejtori i UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, tha se po e fillojnë një bashkëpunim me Gjilanin me pretendimet që do të zgjasë për pesë vjetët e ardhshëm, për të shtyrë përpara agjendën e të drejtave të fëmijëve.

“Ky do të jetë një shembull i bashkëpunimit, jo vetëm për Kosovë, por edhe më gjerë, në regjion. Ne duam që në komunën e Gjilanit çdo fëmijë të ketë një fillim të mirë në jetë, që nga shtatzënia e deri në ciklin parashkollor. Po ashtu, të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta që të kenë mundësinë e arsimit të mirëfilltë, sikurse edhe të gjithë të rinjtë e Gjilanit që të pajisen me shkathtësi, në mënyrë që të jenë qytetarë aktiv dhe produktiv të shoqërisë”, ka thënë Sahin.

Më pas, kryetari Haziri dhe drejtori i UNICEF për Kosovë, kanë inauguruar në Shtëpinë e Rinisë qendrën inovative “Inovatiation Hub”, që u vlerësua si derë e të rinjve për t’i shprehur të gjitha idetë e tyre, në mënyrë që të bëhen realitet, në të mirë të komunitetit.

Kreu i Gjilanit, në këtë ngjarje, ka bërë të ditur lajmin do të financojë edhe katër projekte të tjera për të rinjtë në janar të vitit të ardhshëm, të cilat i janë nënshtruar konkurrencës.

Kurse, drejtori i UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, tha se është e mrekullueshme që të rinjtë ta kenë një objekt si Shtëpia e Rinisë, që t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori