\Komuna e Gjilanit është duke e zbatuar pakon e masave të reja që përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit dhe po ashtu janë evituar problemet sa i takon lejeve për qarkullim.
Kështu u bë e ditur nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një konference për media pas takimit që sot ka zhvilluar me një delegacion nga niveli qendrori i përbërë nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave me të cilët kanë diskutuam për reagimin e organeve kompetente në për parandalimin e COVID19 në këtë komunë.
Kreu i Gjilanit tha se pakoja e re e masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë u ka shkaktuar vështirësi në aspektin e pajisjes me leje të veçanta për qarkullim për kategori të caktuara.
Por, sipas tij tashmë ata kanë ndërtuar një sistem komunikimi online i cili i ka zgjidhur edhe këtë problem.
“Prej dje në orën 06:00 në Gjilan është zbatuar komplet pakoja e masave të reja dhe në vështirësinë e vetme e kemi pajisjen me lejet e veçanta për kategoritë në nevojë. Përkundër që pakoja sqaron mënyrën e pajisjes me leje të veçantë neve na kanë dal probleme që njerëzit kanë pasur nevojë në qarkullim për të ardhur deri tek qendra operative, por kemi ndërtuar sistem online të komunikimit çdo kush që ka pas nevojë me aplikua për leje, ka aplikua dhe ka ardhur këtu për tërheqje… sot është dita e bujqve dhe ne sot do t’u shpërndajmë 870 familjeve farën e misrit…” theksoi Haziri.
Haziri tha se Gjilani si komunë ka pasur një reagim të shpejt në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ndonëse janë identifikuar 24 persona të infektuar me këtë virus.
“Kam njoftuar që emergjenca civile dhe sektori i shëndetësisë reagimin e kanë pasur jashtëzakonisht mirë dhe me kohë dhe fal përmbajtjet se lojalitetit të qytetarëve rekomandimet tona janë përmbyllur… sipas vlerësime të marrjes me këtë problem dhe izolimit të këtij problemi, mbikëqyrjes në mënyrë që infeksioni të mos shtohet nga burimi në vendet tjera. Gjilani i ka 24 raste, në tri ditët e fundit nuk e kemi asnjë rast, kemi 17 të shëruar plotësisht, ndërsa me rastet tjera pritet të kemi lajme të mira sepse simptomat i kanë të buta dhe mbikëqyrja e mjekëve është jashtëzakonisht e mirë ”, tha ai.
I pari i komunës së Gjilanit tutje gjatë kësaj konference njoftoi se për nxënësit e kësaj komune po zhvillohet mësimi online, dhe shumë aktivitete të tjera kulturorë transmetimi i të cilave po bëhet në mënyrë elektronike.
Koloneli, Izet Azizi nga Policia e Kosovës ka përgëzuar komunën e Gjilanit për reagimin e shpejt në situatën e krijuar nga COVID19.
“Atë që e dëgjuam edhe nga kryetari por edhe nga stafi tjetër menaxherial i komunës, këtu funksionon shtabi i emergjencës dhe këta i kanë kryer të gjitha detyrat të cilat parashihen për këto situata dhe jemi shumë të lumtur që Gjilani ka ngritur nivelin aq të lartë të emergjencës dhe iu ka dal në ndihmë dhe vazhdimisht po iu del në ndihmë qytetarëve”, tha ai.
Deri tani në Kosovë më COVID19 pozitiv kanë rezultuar 423, prej tyre të shëruar janë 71, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë