Reperi i njohur Gjiko ka pak kohë që ka publikuar projektin e tij më të fundit "Je shku", i cili është pritur mirë nga fansat dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime në YouTube..

Ndonëse është shumë i fokusuar në karrierë, ai nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën të prononcohet për jetën e tij private.


Është përfolur muajt e fundit se ai është në lidhje me prezantuesen seksi Elita Rudi, por që asnjëherë nuk e ka konfirmuar para mediave.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë befason fansat me postimet e tij satirike.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku në mbishkrimin e saj ka shkruar: "Madafaka, unë i kom dy nafaka".

gjikoo "Madafaka, unë i kom dy nafaka" thotë Gjiko në fotografinë e radhës. Foto nga Instagram.

Kjo frazë ka bërë për të qeshur shumë ndjekës të tij, gjersa edhe ai vet vë në dyshim paksa publikun se kush mund të jenë dy "nafakat" e tij, supozojmë se njëra është Elita? Po tjetra? /Telegrafi/