Gjiko ka qenë një ndër këngëtarët më të angazhuar gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Reperi pejan e ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore, por edhe jetën private.


Pos këngëve që ka sjell gjatë këtyre muajve, ai kurorëzoi edhe kidhjen disavjeçare me moderatoren Elita Rudin.

Screenshot 6

Pikërisht këtë të fundit do ta shohim edhe në videon e këngës më të re, ku bukuroshja shihet mjaft joshëse.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes llogarisë personale në Isntagram teksa ka publikuar edhe një video të shkurtër.

Distanca, titullohet projekti më i ri i artistit, i cili pritet të vjen për fansat gjatë ditës së diele rreth orës 14:00.

Ndryshe, Gjiko është duke punuar edhe në këngë të reja që do t'i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/