Gjiko ka sjell projektin më të ri muzikor.
“Papuqe Gucci”, titullohet kënga e re të cilin këngëtari e ka shoqëruar me videoklip.
Pjesë e këtij të fundit është edhe humoristi i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, i cili e bënë më të veçantë videon.
Ajo që e veçon klipin gjithashtu janë papuçet nga brendi Gucci, ashtu sikurse titullohet kënga.
Reperi projektin e ri e ka punuar te RedBox Entertainment, që është shtëpia e hiteve shqiptare, teksa për videon është përkujdes Valon Aziri.
Theksojmë se për tekstin e këngës është përkujdesur vet reperi pejan, i cili njihet edhe si tekstshkrues i mirë.
Ndryshe, reperi nuk ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/