Reperi shqiptar, Gjiko, ka realizuar “Manequin Challenge”, sfidën më të re që u bë trend botëror.

Qëndrimi të gjithë masivisht në një vend për një kohë të pacaktuar është sfida e radhës në mbarë botën, shkruan Telegrafi.


Megjithatë, tash ky trend po vjen edhe ndër shqiptarë.

Gjiko është i pari artist që ka aplikuar një gjë të tillë në koncert.

Ai këtë e bëri në Rinora 4 në Zvicër, diskotekën e njohur të shqiptarëve, ku të gjithë mijëra të pranishëm qëndruan në një vend për disa sekonda, duke realizuar me sukses sfidën “Manequin Challenge”.

Gjiko s’ka pasur si të mos ndahet i kënaqur me atmosferën dhe menjëherë në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që ishin prezent.

Gjiko vazhdon të spekulohet se ka një lidhje me prezantuesen ultra seksi, Elita Rudi. /Telegrafi/