Gjatë vizitës që po zhvillon në Singapor në kuadër të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri mbajti një fjalë rasti para investitorëve në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Singapor-Shqipëri.
Duke u ndalur tek fusha e energjitikës, Ministri Gjiknuri tha se Shqipëria vazhdon ende të jetë vend importues neto dhe konsumi vjen gjithnjë e në rritje.
“Gjithësesi, ne kemi shumë potenciale për tu shfrytëzuar edhe në shtimin e burimeve të reja hidro. Kemi gjetur format e duhura për të nxitur edhe investimet në këtë fushë. Por, duke qenë se jemi 100% të varur nga burimet hidrike, ne po promovojmë edhe burimet e tjera alternative të energjisë. Kemi miratuar tashmë një plan për të incentivuar investimet për gjenerim energjie nga dielli dhe nga era”, theksoi ministri Gjiknuri.
Ai tha se në pak vite Shqipëria do mund të kthehet në një vend eksportues të energjisë elektrike. “Për këtë qëllim ne jemi duke investuar në fushën e interkonjeksioneve me vendet fqinje. Kemi funksionale një linjë me Greqinë dhe me Malin e Zi. Kemi përfunduar linjën me Kosovën dhe po fillojmë ndërtimin e linjës 400 kV me Maqedoninë. Pra, çdo energji e prodhuer në Shqipëri mund të tregtohet në rajon por edhe më tej në Evropë”, u shpreh ai ndërsa ju referua më tej edhe reformave në kuadër të efiçencës së energjisë.
Sipas tij, Shqipëria ka potenciale edhe në fushën e naftës dhe gazit. Z.Gjiknuri tha se në fushën kryesore të naftës në vend po ushtron aktivitetin e saj tanimë kompania kineze Jeojade Petroleum ndërsa me rëndësi është prezenca e kompanisë prestigjoze SHELL e cila gjithashtu ka zgjeruar aktivitetin në Shqipëri në kërkimin e naftës. “Rritja e sasisë së naftës së nxjerrë në vend dhe konkretizimi i projektit të gazsjellësit TAP që ofron dhe mundësinë e përdorimit të gazit, krijojnë kushtet për zhvillimin më të madh të industrive, përfshirë rafinimin”, tha ai ndërsa njoftoi se Shqipëria po përfundon masterplanin e gazit që do të jetë një udhërrëfyes për gazifikimin e vendit.
Ministri Gjiknuri u ndal më pas edhe tek fusha e industrisë minerare ndërsa tha se ekzistojnë mundësi investimi pavarësisht rënies së çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Me interes sipas tij është kërkimi i mineralit të nikelit ku vlerësohet se ka rezerva të konsiderueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova