Gjiganti zviceran insiston për transferimin e Kasamit

172:"February 14th 2017, Craven Cottage, London, England; Skybet Championship football, Fulham versus Nottingham Forest; Pajtim Kasami of Nottingham Forest takes a shot for goal 32:"John Patrick Fletcher/Actionplus
Pajtim Kasami është duke kaluar ditët e fundit tek skuadra greke Olympiakos.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane nuk është në planet e trajnerit Besnik Hasi.
E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin zviceran ku ka bërë karrierë edhe më parë.
Gjiganti zviceran, Grasshopper është duke insistuar për transferimin e Kasamit në elitën e futbollit helvetik.
Mediat zvicerane kanë raportuar se krerët e klubit kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit për një kontratë katër vjeçare.
Kasami pritet të nënshkruajë me Grasshopperin deri në vitin 2021, ndërsa për të do të ishte një rikthim në Superligën e Zvicrës.
Kujtojmë që vitin e fundit Kasami ishte i huazuar në Championshipin anglez tek Nottingham Forest. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































