LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët e internetit bashkohen kundër terrorizmit

Gjigantët e internetit bashkohen kundër terrorizmit

Gjigantët e internetit “Facebook”, “Microsoft”, “Twitter” dhe “YouTube”, bashkohen për të eliminuar sa më shumë materiale në internet me përmbajtje terroriste.

Këto kompani kanë vendosur të krijojnë një databazë të përberë nga imazhe dhe video me përmbajtje të dhunshme, apo propagande, duke ndihmuar në eliminimin e tyre sa më të shpejtë nga interneti.

“Në shërbimet tona, nuk ka vend për përmbajtje terroriste”, shkruajnë kompanitë në një deklaratë të përbashkët.


Të mëdhenjtë e rrjetit do të bashkojnë ato që quhen “shenja dixhitale unike” që mundësojnë që do të tregojnë nëse një informacion në internet është i dhunshëm ose nxit aktivitete terroriste.

Një lloj etikete që vendoset në kodin e fotove ose filmimeve që kompjuterët mund ta lexojnë. Kjo databazë do të ndihmojë në gjetjen e këtyre materialeve dhe më pas kompanitë, bazuar në politikat e tyre, do të vendosin nëse t’i heqin ose jo.

Kjo do të shërbejë për të evituar nëse një video e bllokuar në “Twitter” të mos shfaqet në “Facebook” ose “YouTube”. Ndërsa kriteret për heqjen e këtyre materialeve do të jenë të njëjtët.

“Madje ky sistem do të analizojë materialin që në fazën e karikimit që të mund të bllokojë materiale të dhunshme ose ekstreme para se të publikohen”, shkruan BBC-ja.

Nga ana tjetër “Wall Street Journal” njofton se “ky program vjen pas takimeve të ndryshme mes këtyre kompanive dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian. Gjashtë muaj më parë kompanitë kishin marrë përsipër në bashkëpunim me komisioneren e BE-së për Drejtësinë, Vera Jourova, për të hequr brenda 24 orësh mesazhet në rrjet që nxisnin urrejtjen dhe terrorizmin”.

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori