Chelsea dhe Manchester City janë duke shikuar kah Barcelona për talentin e tyre Sergi Roberto.

Spanjolli i ri ka befasuar të gjithë me paraqitjet dhe është në formë të jashtëzakonshme ka rritur kuotat e tij pas ndeshjes me Sporting Gijonin.


Roberto ka marrëveshje me Barcelonën deri në vitin 2019 dhe ka pagën më të vogël nga skuadra aktuale.

Tjetër gjë interesante është se klauzola e largimit të tij është 40 milionë euro.

Ai luan si mbrojtës, por edhe mesfushor, ndërsa ka shquar interesimin e Manchester City, Chelsea dhe PSG-së.

Të gjithë tashmë kanë filluar kontaktet me lojtarin.

Merita të mëdha ka trajneri Enrique i cili e ka promovuar në ekipin e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app