LAJMI I FUNDIT:

Gjetja e vendit të punës në Maqedoni, mision shumë i vështirë

Gjetja e vendit të punës në Maqedoni, mision shumë i vështirë

Një arsimim i mirëfillte dhe një profesion i mirë, kanë një rëndësi të madhe për secilin që fillon karrieren e tij profesionale. Shkollat e mesme profesionale më shumë se kurrë, janë nevojë e tregut bashkëkohor.

Derisa gjetja e një vendi pune, konsiderohet si mision i vështirë, kompetentët i’u rekomandojnë të rinjve, që t’i zgjedhin shkollat profesionale si mundësi më e lehtë për punësim.

Kompanitë çdo ditë e më shumë po përballen me mungesë të kuadrit në profile të ndryshme. Komuniteti i biznesit thotë se mungesa e kuadrit është si shkak i politikave të gabuara arsimore, pasi që nuk korespondoojnë me zhvillimin ekonomik të shtetit.


“Në Maqedoni nuk zhvillohet një politikë e cila është e bazuar në kërkesat e tregut, por një politikë e cila është e bazuar në krijim të kuadrove dhe diplomave që në një afat sa më të shkurtë nuk do ti duhet askujt. Domethënë pasi që London Economic School kishte një analizë ku thotë se diku 28% e studentëve në Ballkan studiojnë biznes dhe administratë, kjo është një problem global, domethënë secili i katërti apo i treti studion administrim dhe biznes kurse në vendet e Ballkanit, biznesi është në një nivel shumë të ulët, krahasuar me vendet e Evropës”, tha Milaim Ameti nga OEMVP.

Nga ana tjeter MASH thonë se një prej politikave kryesore të ministrisë është sensibilizimi i opinionit më të gjërë, duke filluar nga nxënësit dhe prindërit e tyre për ti regjistruar fëmijët në shkollat e mesme profesionale dhe teknike, me të vetmin qëllim për të krijuar kuadro të profesionalizuara që të munden ti përgjigjen pozitivisht tregut të punës.

Sekretari shtetëror i MASH, Safet Neziri thotë se ministria i ka bërë reformat e duhura në këtë drejtim, por për tu parë rezultati duhet që të kalojnë pak vite.

Pavarësisht thirrjeve të shumta dhe projekteve të qeverisë për ti stimuluar gjeneratat e reja të zgjedhin shkolla të mesme profesionale, duket që një gjë e tillë nuk merret parasysh te nxënësit filloristë dhe një vendim i tillë vërehet më së shumti tek nxënësit shqiptar. Prindërit thonë se problemi qëndron tek sistematizimi i nxënësve për profile të ndryshme që nga arsimi fillor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Kronika e Zezë
“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Lajme
Dalin pamje të reja para diskotekës

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Lajme
Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Lugina
Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori