Gavi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente sa ishte në detyrë me Kombëtaren e Spanjës.

Mesfushori i ri mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe mund të jetë jashtë Euros së vitit të ardhshëm.


Lëndimi është padyshim një tronditje e madhe për Barcelonën dhe vetë lojtarin, i cili nuk ka qenë kurrë jashtë fushës për një kohë kaq të gjatë.

Katalanasit kanë gjetur një mënyrë për të treguar mbështetjen dhe vlerësimin e tyre për 19-vjeçarin, përveç që i dërgojnë shumë dashuri përmes mediave.

Përpara ndeshjes me Rayo Vallecanon, lojtarët varën një foto të Gavi brenda dhomës së zhveshjes së klubit.

Screenshot 8 18

Pra, ai qëndron atje edhe nëse nuk mund të jetë aty për momentin. Është i mirë i bashkëlojtarë për Gavin. /Telegrafi/

telegrafi sport app