LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të krijojë një qendër në Sllovaki për riparimin e armëve për Ukrainën

Gjermania do të krijojë një qendër në Sllovaki për riparimin e armëve për Ukrainën

Gjermania do të krijojë një qendër mirëmbajtjeje në Sllovaki për të riparuar armët që ka dorëzuar në Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur të martën nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi arritur marrëveshje dhe puna mund të fillojë menjëherë në mënyrë që të gjitha pajisjet me të cilat është furnizuar Kievi të mund të riparohen pasi të dalin nga beteja”, u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të BE-së në Bruksel.


Berlini po planifikon të trajnojë rreth 5,000 ushtarë ukrainas në Gjermani si pjesë e një misioni stërvitor të BE-së deri në qershor, shtoi ajo.

Ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nad tha se puna e riparimit do të nisë në javët e ardhshme dhe do të fokusohet kryesisht në obuset dhe sistemet kundërajrore.

Bisedimet mbi marrëveshjen, të financuar nga Gjermania, filluan në shtator, tha Nad, duke shtuar se të dy vendet kërkuan një marrëveshje të shpejtë për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo lufton pushtimin rus.

“Për shkak se agresioni rus në Ukrainë nuk po ndalet, as ndihma jonë nuk mund të vonohet”, citohet të ketë thënë Nad në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori