Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, që pavarësisht kualifikimit të marrin një vizë pune. Sindikatat i tremben fluksit të fuqisë punëtore të lirë nga Ballkani.
Sipas të dhënave të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) aktualisht ka 1.98 milion vende të lira pune në Gjermani.
Për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, qeveria gjermane planifikon të liberalizojë Ligjin përkatës për Migracionin e Punës.
Një pjesë e paketës ligjore është e ashtuquajtura “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”. Qeveria parashikon dy ndryshime themelore: nga njëra anë kjo rregullore nuk do të jetë më e kufizuar në kohë – rregulloja e deritanishme zgjat deri në fund të vitit 2023 – nga ana tjetër kontingjenti i punëtorëve nga Ballkani do të dyfishohet në 50 mijë punëtorë në vit.
Leja e punës – pa kualifikim
Kur në gjysmën e dytë të vitit 2015 në kulmin e krizës së refugjatëve erdhën më shumë se 1 milionë refugjatë nga Siria, Iraku e Afganistani përmes itinerarit të Ballkanit, atyre iu bashkëngjitën edhe shumë njerëz nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Atëherë ata përbënin 30 për qind të kërkesave për azil, megjithëse gati të gjitha kërkesat nuk njiheshin.
Qeveria e Angela Merkelit atëherë mbylli marrëveshje me vendet e Ballkanit për pranimin e refugjatëve të kthyer dhe në vitin 2016 u miratua “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”. Me të lejohej ardhja e një kontingjenti të atyre që kërkonin punë pa pengesat burokratike të paraqitjes së kualifikimit. Dy kritere duheshin plotësuar: kërkesa për lejen e punës duhet të paraqitej te përfaqësitë gjermane në këto vende dhe më parë nuk duhej të kishe bërë kërkesë për azil.
Një rregullore që duhej të kënaqte të githa palët. Në Gjermani do të kishte imigrim të rregulluar të fuqisë punëtore pa kualifikim ose me kualifkim të mesëm. Nga ana tjetër do të lehtësohej gjendja e vështirë e tregut të punës në këto vende, ku sidomos rinia vuan nga papunësia.
Në Kosovë për shembull papunësia arrin 21 për qind ajo e të rinjve madje 55 për qind. Kështu nuk të habit fakti që si pasojë e rregullores Agjencia Federale e Punës deri në fund të vitit 2020 ka dhënë 260 mijë leje parimore për vizë dhe 98 mijë leje për viza pune nga aplikuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Frika nga dumpingu i rrogave
Këto shifra priten të rriten edhe më tej. Planet e qeverisë gjermane për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor përshëndeten nga punëdhënësit gjermanë. Janë pikërisht ata që ushtrojnë presion të rregullt ndaj qeverisë që të liberalizojë kushtet e imigrimit për punë në Gjermani.
Shoqata e Sindikatave Gjermane (DGB) është më kritike. Evelyn Räder, në bordin e kësaj shoqate thotë se DGB e përshëndet migracionin për punë, por thekson se kushtet e punës për punëmarrësit nga Ballkani duhen parë me shumë kujdes.
“Njerëzit që vijnë janë në masë të madhe të varur nga punëdhënësi i tyre. Ata kanë një leje pune, por kjo është e lidhur me vendin e punës që kanë. Kjo krijon frikë, që nëse nuk ulin kokën, mund edhe të kthehen. Nga ana tjetër ata nuk flasin gjermansiht dhe nuk informohen për të drejtat e tyre. Të gjitha këto bëjnë që në praktikë ata të pranojnë kushte më të këqija pune”, thekson Räder.
Jo “forca të kualifikuara” por punëtorë
Tre të katërtat e punëtorëve nga Ballkani punojnë në ndërtim, në gastronomi dhe në kujdesin shëndetësor për të moshuarit. 44 për qind vetëm në ndërtim. Shumica e këtyre punëve janë punë me rroga relativisht të ulëta. Megjithëse qeveria gjermane e shpjegon reformën në tregun e punës për të huajt me mungesën e fuqisë punëtore, Rregullorja nuk i përgjigjet kësaj në atë masë, sepse për ta nuk kërkohet kualifikim për të marrë një leje pune.
Sipas vlerësimit të DGB-së nuk bëhet fjalë për të tërhequr forca të kualifikuara, por për të fituar fuqi punëtore për punë të thjeshta të papaguara mirë.
“Ky është thjesht një program punësimi në favor të punëdhënësve, që në këtë mënyrë fitojnë fuqi punëtore, të cilën në rast nevoje mund ta nxjerrin në rrugë sërish”, shton ai.
Punë e pasigurt në kantiere ndërtimi
Kjo problematikë vërehet më shumë në degën e ndërtimit. Shoqata e Industrisë së Ndërtimit ka hequr dorë vitin e kaluar nga zgjatja e marrëveshjes për pagesën në bazë tarifash. Punëtorët mund të paguhen vetëm me një pagë minimale prej 12 eurosh në orë, që është shumë më pak se pagesa më parë. Dikur në këtë degë paguheshin 13 euro deri në 16 euro në orë.
Në këtë mënyrë punëdhënësit mund të ushtrojnë presion ndaj atyre që kërkojnë një rrogë më të lartë – sepse ka gjithmonë forca pune që kushtojnë më pak. Nga ana tjetër ata nuk kanë pse të kenë frikë nga gjyqet.
Punëtorët nga Ballkani janë grup veçanërisht i rrezikuar, ata nuk i njohin të drejtat e tyre, dhe për shumë vetë nga Ballkani kushtet e punës janë të papranueshme krahasuar edhe me vendet nga vijnë. Kësaj i shtohet që kontrollet shtetërore janë shumë të pakta.
Mbrojtja e punëtorëve dhe autonomia
“Ne jemi të shqetësuar, se në këtë mënyrë ushtrohet presion për kushtet e punës të të gjithë të punësuarve në këtë degë- do të bëhet më e vështirë të arrihet marrëveshje tarifash dhe pa to krijohet një program dumpingu më drejtim uljen e rrogave”, paralajmëron Evelyn Räder nga DGB.
Zgjidhja për Shoqatën e Sindikatave, DGB qëndron tek ndryshime të tjera të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Një nga ndryshimet kryesore do të ishte mundësia e ndryshimit të punëdhënësit, pa u detyruar të aplikosh sërish për vizë pune, si tek shumë punëtorë të huaj të tjerë.
Sipas rregullores aktuale aplikimi për vizë bëhet në përfaqësitë gjermane në vendin origjinë dhe jepet për një punë të caktuar. Ndryshimi është i mundur në këto përfaqësi, por kërkesa për lejen e vizës së punës duhet të bëhet sërish nga e para tek Agjencia Federale e Punës.
Për shumë punëtorë nga Ballkani kjo është një procedurë shumë e komplikuar, shumë vetë as nuk e dinë se ekziston një mundësi e tillë. DGB kërkon punësimin mbi bazën e “Rregullores së Ballkanit Perëndimor” vetëm aty ku ka marrëveshje tarifash. Nga njëra anë do të mbroheshin kështu punonjësit, nga ana tjetër nuk do të minohej autonomia e tarifave të sindikatave.
Räder ka një mesazh për punëtorët nga Ballkani që duan të punojnë në Gjermani.
“Informohuni për të drejtat tuaja dhe kërkoni në rast nevoje ndihmë. Nuk duhet të përtypni gjithçka, që ju ofrohet. Në Gjermani punëtorët kanë të drejta”, përfundon ajo. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” – “Review për librat tanë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri-1-380x233.png)
Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” – “Review për librat tanë”
![ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-9-380x233.jpg)
ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt-380x233.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” - “Review për librat tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri-1-780x439.png)
Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” - “Review për librat tanë"
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi