Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck tha se Gjermania mund ta kalojë dimrin “rehat” pavarësisht mungesës së gazit rus.
Gjermania është në rrugën e duhur për të arritur kapacitetin e rezervave prej 95 për qind deri në nëntor.
Depozitat e gazit në Gjermani janë mbushur më shumë se 90 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Aggregated Gas Storage Inventory (AGSI), një platformë evropiane e të dhënave të energjisë.
Qeveria gjermane ka planifikuar që deri në nëntor të mbushen 95 për qind e kapacitetit të depozitave. Magazinimi shihet me rëndësi thelbësore për Gjermaninë për të kaluar dimrin pa importe të gazit rus.
“Nëse gjithçka shkon mirë, kemi kursime në Gjermani të larta dhe po të kemi pak fat me motin, do të kemi shans ta kalojmë dimrin rehat. Megjithatë, kjo do të thotë se në fund të dimrit do të jenë sërish bosh depot, në këtë rast vërtet bosh, sepse do të përdorim gazin”, tha Habeck.
Gjermania po kërkon burime alternative gazi
Rusia furnizonte rreth 40 për qind të gazit të Bashkimit Evropian përpara pushtimit ushtarak të Ukrainës në shkurt.
Në fillim të shtatorit, gjiganti rus energjetik Gazprom tha se dërgesat e gazit në Evropën Perëndimore nëpërmjet tubacionit “Nord Stream II” u ndalën plotësisht, duke përmendur problemet e pajisjeve. Qeveria gjermane e akuzoi Moskën për “kthimin në armë” të furnizimeve të gazit në përgjigje të mbështetjes së Berlinit për Ukrainën dhe sanksioneve të BE-së.
Moska nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të vihet sërish në punë gazsjellësi.
Gjermania merr gaz natyror edhe përmes gazsjellësve nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika. Gjermania planifikon të nënshkruajë kontrata për gaz të lëngshëm LNG në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë fundjavës.
Rregullatori francez i Energjisë (CRE) tha se eksportet e gazit natyror në Gjermani mund të fillojnë në tetor. Ndërtimi i njërit prej terminaleve të reja të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Gjermanisë do të fillojë gjithashtu këtë javë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame