LAJMI I FUNDIT:

Gjermania mbetet ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës

Gjermania mbetet ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi njohës me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe perspektiven evropiane të Kosovës.

Ambasadori Heldt e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.


Diplomati gjerman tha se ka sinjale pozitive prej faktorëve makroekonomikë dhe mesazhe pozitive të investitorëve makroekonomikë, si rezultat i takimit të kryeministrit Haradinaj me bizneset gjermane, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë.