LAJMI I FUNDIT:

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të arit nga SHBA për shkak të shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të presidentit aktual amerikan Donald Trump.

Për dekada, Gjermania ka mbajtur rreth 1200 ton ar, afërsisht 30% e rezervave të saj totale, në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New York.

Vlera e atij ari sot është rreth 113 miliardë euro.


Bëhet e ditur se stoqet janë mbajtur historikisht jashtë vendit, në mënyrë që Gjermania të mund të hynte shpejt në dollarë në rast të një krize financiare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian (CDU), i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.

“Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderwitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani.

Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”,tha ai.

Ndryshe, Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë.

Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë

Evropa
I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

Evropa
Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike

Evropa
Pamje dhe detaje rreth kaosit të krijuar - pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe pjesë të Francës

Pamje dhe detaje rreth kaosit të krijuar - pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe pjesë të Francës

Evropa
Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Azia
Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e

Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e "rritjes së paprecedent të shpenzimeve ushtarake në botë"

Botë
Kalo në kategori