Gjermania po kërkon një marrëveshje me vendet evropiane, për të mbajtur qendrat e skijimit të mbyllura deri në fillim të janarit.
Kjo masë po kërkohet nga ana e Gjermanisë, për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.
“Unë do ta them këtë hapur. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi”, tha kancelarja Angela Merkel, pasi foli me udhëheqësit rajonalë të Gjermanisë.
Lajmi u bë i ditur derisa Gjermania zgjati masën e izolimit të pjesshëm deri më 20 dhjetor.
Që në fillim të pandemisë, disa nga zonat e përhapjes së Coronavirusit në Evropë ishin në vendpushimet e skijimit.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka mbështetur shtyrjen e fillimit të sezonit të skijimit, por ka theksuar nevojën për një zgjidhje evropiane.
“Nëse Italia vendos të mbyllë të gjitha qendrat e saj të skijimit, pa ndonjë mbështetje nga Franca, Austria dhe vendet e tjera, atëherë turistët italianë do të rrezikonin të shkonin jashtë vendit, dhe të bartnin virusin përsëri në Itali”, i tha ai TV La7 në fillim të kësaj jave.
Shumë italianë u drejtohen qendrave të skijimit gjatë pushimeve, për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Kjo është periudhë shumë e rëndësishme për ekonominë lokale të shumë vendpushimeve në të gjithë Evropën.
Presidenti francez Emmanuel Macron, e bëri të qartë të martën se, vendpushimet në Francë do të qëndronin të mbyllura deri në Vitin e Ri.
Por, Austria ka shprehur shqetësim për një plan të përbashkët evropian të mbylljes së qendrave të skijimit.
Ministri i Financave në Austri, Gernot Blumel, tha se nëse BE-ja detyron zonat e skijimit të qëndrojnë të mbyllura, “atëherë ata do të duhet të paguajnë për të”.
Kompensimi do të arrinte vlerën e miliarda eurove.
Zvicra nuk është në Bashkimin Evropian dhe, ndryshe nga destinacionet e tjera alpine, vendpushimet e saj janë tashmë të hapura, kështu që skiatorët mund të drejtohen atje.
Të mërkurën, Qeveria gjermane njoftoi gjithashtu zgjatjen e bllokimit të pjesshëm, me rregulla më të rrepta që kufizojnë tubimet private në pesë persona.
Udhëheqësit gjermanë gjithashtu kanë vendosur që për Krishtlindje, të lejohen tubimet deri në dhjetë persona. Kjo masë do të vlejë nga 23 dhjetori deri më 1 janar.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Evropa po përballet me një rritje të rasteve me Coronavirus.
Vendosja e kufizimeve të reja kanë çuar në një ulje të numrit të të infektuarve, por ekziston frika se situata me pandeminë mund të përkeqësohet gjatë dimrit. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi