Gjermania planifikon të modernizojë ushtrinë e saj, me një prej investimeve më të mëdha në forcat e armatosura në historinë e këtij vendi.

Planifikohet një fond i veçantë prej 100 miliardë eurove për nevoja të ushtrisë pas pushtimit rus në Ukrainë, e pjesa më e madhe e parave do t’i takojnë forcave ajrore thuhet në një dokument të cilin e ka siguruar Reuters, transmeton Telegrafi.


Sipas këtij dokumenti, është parashikuar që 40.9 miliardë euro të shpenzohen në zhvillim të teknologjisë dhe blerjen e armëve – përfshirë porosinë e aeroplanëve luftarak EuroFighter Typhoon dhe F-35 si dhe ndërtimin e sistemit hapësinor për paralajmërim më të hershëm.

2 72

E nga paratë e mbetura, 19.3 miliardë euro janë dedikuar për marinën dhe 16.5 miliardë për blerjen e anijeve dhe nëndetëseve të reja, si dhe për zhvillimin e mjetit të ardhshëm për këmbësorinë siç është Marder.

3 56

Sot është raportuar se Gjermania do t’i dërgojë Greqisë mjete luftarake për këmbësori, me qëllim që qeveria në Athinë të mund t’ia dorëzojë Ukrainës armët e tipit sovjetik, ka njoftuar kancelari gjerman Olaf Scholz.

4 43

“Ne do t’i sigurojmë Greqisë mjetet luftarake për këmbësorinë”, tha Scholz para gazetarëve pas samitit dyditor të liderëve të BE-së në Bruksel, duke shtuar se ka arritur marrëveshje me kryeministrin grek, raporton Reuters. /Telegrafi/