LAJMI I FUNDIT:

Gjermania fiton bindshëm ndaj Italisë, Hungaria turpëron Anglinë

Gjermania fiton bindshëm ndaj Italisë, Hungaria turpëron Anglinë
(Foto: Twitter/Germany)

Gjermania ka regjistruar fitore bindëse (5-2) përballë Italisë në Borussia-Park në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Joshua Kimmich e hapi serinë e golave (10’), ndërsa Ilkay Gundogan e realizoi golin e dytë në fraksionin e parë (45’+4).

Thomas Muller vazhdoi me golat e Die Mannschaft në gjysmën e dytë (51’), i ndjekur nga një dygolësh i shpejtë nga Timo Werner (68’ dhe 69’).


(Foto: Twitter/Germany)

Azzurrët shënuan dy gola të vonshëm me anë të Wilfried Gnonto (78′) dhe Alessandro Bastoni (90’+4).

(Foto: Twitter/Germany)

Në takimin tjetër të këtij grupi të zhvilluar në Molineux Stadium, Hungaria e ka turpëruar Anglinë para tifozëve të vet me rezultat 4-0.

Pas këtyre rezultateve ka ndryshuar renditja tabelare në Grupin 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve. Lider i ri është Hungaria me shtatë pikë që ndiqet nga Gjermania me gjashtë pikë.

(Foto: Twitter/MLSZ)

Italia që e kryesonte grupin ka rënë në pozitën e tretë me pesë pikë, derisa Anglia mbetet në fund me vetëm dy pikë pas katër xhirosh. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/England)

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori