Ekonomia gjermane është në recesion për të dytin vit radhazi, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.
“Të ardhurat kombëtare bruto u reduktuan me 0,2 për qind në vitin 2024. Kështu, ekonomia gjermane u tkurr për të dytin vit radhazi, pasi u reduktua me 0,3 për qind në vitin 2023”, tha Zyra Federale e Statistikave në një deklaratë të bazuar në të dhënat e përkohshme për vitin e kaluar.
“Barrët ekonomike dhe strukturore penguan zhvillimin më të favorshëm ekonomik edhe vitin e kaluar”, përfundon ai.
Raporti vazhdon duke përmendur konkurrencën në rritje për eksportuesit gjermanë në tregjet kryesore, çmimet e larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe “parashikimet e pasigurta ekonomike”.
Konsumi i dobët i brendshëm është gjithashtu një nga arsyet e dobësimit të ekonomisë. Siç u tha, konsumi u rrit me vetëm 0.3 për qind, shkruan ft.
“Shumë qytetarë për shkak të pasigurisë së përgjithshme preferojnë të kursejnë sesa të shpenzojnë, edhe pse pagat reale janë rritur”, thuhet në komunikatë.
Edhe për vitin aktual 2025, ekonomistët parashikojnë rritje të dobët ekonomike.
Nga njëra anë, siç u tha, priten sinjale pozitive reforme pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re në pranverë, por në të njëjtën kohë ka pasiguri për shkak të masave të mundshme që mund të prezantojë presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën në fund të janarit.
Rimëkëmbja ekonomike është një nga temat më të rëndësishme të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mbahen më 23 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë