Pas Brexit-it, Donald Trumpit tani edhe kjo: Angela Merkel – të paktën aktualisht – nuk ia doli të krijojë një qeveri të re. Në një Gjermani të fortë, kaq të suksesshme në zemër të Evropës, në motorin e BE-së, ende nuk dihet më shumë se tetë javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, se si do të zhvillohen gjërat. Pak para mesnate, kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner bëri të ditur dështimin e bisedimeve.
Sipas motos më mirë asnjë koalicion, se sa një koalicion i gabuar, kësaj i paraprinë negociata të vështira në një konstelacion të mundshëm qeveritar, i cili që nga fillimi kishte si synim aleancën e interesave dhe jo martesën nga dashuria. Një konstelacion që deri në fund u fiksua nëpër detaje dhe nuk qe në gjendje që nga dallimet mes partive të krijonte një vlerë të shtuar të përbashkët.
Për herë të parë u fut në Parlament një parti konservatore e djathtë, duke i trazuar ndjeshëm mundësitë e koalicioneve. Në një parlament tanimë të përfaqësuar nga shtatë parti nuk ka zgjidhje të thjeshta. Refuzimi i hershëm i SPD-së për koalicionin e madh me konservatorët, bëri që kancelarja Merkel, tanimë prej 12 vitesh në pushtet, të hynte në bisedime të mundshme koalicioni, ku që në fillim nuk kishte ndonjë pozicion të pushtetshëm. Megjithëse ajo përfaqëson partinë më të fortë. Por një parti të dobësuar nga rezultati i dobët i zgjedhjeve. Kështu roli që i mbeti Angela Merkelit ishte vetëm ai i ndërmjetësueses – e me këtë ajo dështoi.
Me sa duket ishte FDP-ja, ajo që e pengoi Merkelin të gjente një narrativ të ri, një ide për një aleancë qeveritare, që nuk ishte e sprovuar më parë. Por që me guxim e me ide të reja, kjo aleancë mund të formësonte në mënyrë aktive realitetet e reja politike.
Në qendër të konfliktit qëndroi politika ndaj refugjatëve. Politika liberale e Merkelit solli forcimin e AfD-së. E në fund kjo solli edhe dështimin e qeverisë së re. Por kjo nuk është ndonjë provë se ishte veprim i gabuar të ndihmoje njerëzit në nevojë. Por një provë për atë, se nuk u arrit që mbështetja për të tjerët të mos bëhej kërcënim për vetjaken. Dështimi i krijimit të qeverisë tregon se edhe Gjermania ndodhet tani para kthesës. Dhe se suksesi ekonomik nuk ua heq njerëzve frikën para një të ardhmeje, ku refugjatët kthehen në një fushë projeksioni për pasiguritë e botës së globalizuar.
Zgjimi i së hënës nuk është vetëm për Gjermaninë një shok – por për të gjithë Evropën. Sepse para nesh qëndrojnë jo vetëm javë, por muaj pasigurie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit