LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e interesuar për specialistë nga Ballkani

Gjermania e interesuar për specialistë nga Ballkani

Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e Agjencisë Gjermane për Ndërmjetësim dhe Punësim (ZAV).

Ajo që në pamjen e parë duket si call center është qendra virtuale e mirëseardhjes e Agjencisë Federale për Ndërmjetësim dhe Punësim (ZAV) në Bonn. Punonjësit ofrojnë këshillime për vende pune në anglisht dhe gjermanisht, por edhe në rumanisht, shqip apo në gjuhë të tjera. “Jam serbe, jam infermiere e diplomuar. Di gjermanisht por nuk kam dëshmi për këtë.” Apo “Unë jam marokan dhe dua të punoj si shofer kamioni në Gjermani. A njihet patenta ime dhe përvoja?” Këtë vit punonjësit e kësaj qendre kanë marrë rreth 175.000 telefonata të tilla dhe të ngjashme nga njerëz që kërkojnë punë në Gjermani. Këtyre u shtohen edhe 32.200 kërkesa me e-mail dhe 4.000 me mesazhe në chat.

Gjermani kërkon specialistë brenda BE-së dhe jashtë saj. Ndër rajonet e preferuara është Ballkani Perëndimor, Afrika e Veriut dhe vende si Meksika. Nevojë ka për inxhinierë, por edhe ekspertë kompjuterësh, sqaron Carsten Klein, drejtor i ZAV-it. Po ashtu ka nevojë për infermierë dhe profesione të tjera mjekësore, por edhe për profesione që kërkohen në zona të caktuara si speditor apo shofer kamionësh.


Krahas aftësive profesionale kërkohen edhe njohuri të gjermanishtes. Por niveli i njohurive varet nga profesioni. Për sektorin e IT-së është vendimtar niveli i anglishtes, por në fushën e infermierisë dhe të hotelerisë niveli i gjermanishtes, sepse aty ke të bësh direkt me klientë.

ZAV punon intensivisht me partnerë në vende të ndryshme dhe për momentin po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë së fundi ishin në Bonn punonjës së zyrave të punës nga vende të ndryshme të Ballkanit për të mësuar për procedurën e ndërmjetësimit të vendeve të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori