Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Hungarisë luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e fundit të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

Gjermanët dhe hungarezët do të ndeshen mes vete në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Allianz Arena të Munichut nga ora 21:00.


Djelmoshat e Joachim Low vijnë nga një fitore e madhe ndaj Portugalisë dhe synojnë fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës.

Në anën tjetër, hungarezët do të synojnë befasinë ndaj gjermanëve, ashtu sikurse ndaj francezëve, ku barazuan.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme: Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Havertz, Goretzka; GnabryHungaria: Gulasci; Botka, Orban, Szalai; Nego, Kleinheisler, Nagy, Schafer, Fiola; Szalai, Sallai;/Telegrafi/Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 > --

telegrafi sport app