Ministri federal i Punës, Hubertus Heil nuk pret që norma e kontributit për pensione të rritet tepër, por pas vitit 2025 mund të ketë rritje.
Pas skadimit të rregullave të tanishme për kufizimet, norma do të “rritet pak”. Sigurimi i pensioneve nënkupton se norma e kontributeve mund të mbetet e njëjtë deri në vitin 2026, sepse ka një rritje më të ngadaltë të jetëgjatësisë për shkak të pandemisë korona.
“Aktualisht ka rreth 5 milionë më shumë punonjës që paguajnë kontribute sociale, se sa parashikohej para dhjetë vitesh”, tha Heil.
Si rezultat, norma e kontributit mund të mbahet në nivelin e mëparshëm për një kohë më të gjatë se sa që pritej.
Kur priten rritjet e kontributeve
“Norma e pagesave do të rritet pak në gjysmën e dytë të viteve 2020. Qëllimi im është të parandalohet një rritje e madhe”, tha ministri i SPD-së.
Kjo është e mundur “nëse bëjmë detyrat e shtëpisë dhe sigurojmë numrin e duhur të punëtorëve të kualifikuar” dhe ai duke shtuar se duhet të “ulim kontributet” edhe përmes pensionit aksionar.
Koalicioni i tanishëm qeveritar planifikon të sigurojë të ashtuquajturën linjë ndalimi në nivel pensioni, e cila siguron një nivel pensioni prej 48 për qind të rrogave, deri në vitin 2025. Linja e dytë e kufizimeve synon që pagesat për sigurime sociale dhe pensione të mos kalojnë kontributet prej më shumë se 20 për qind edhe pas vitit 2025.
Vdekja lehtëson fondet!
Heil mbrojti planet e ministrit të Financave, Christian Lindner për të marrë fillimisht borxhe në vlerë prej 10 miliardë euro, në mënyrë që t’i investojë ato në tregun e kapitalit dhe të përdorë të ardhurat për të ulur kontributet e pensioneve nga mesi i viteve 2030. Sipas tij, këtu bëhet fjalë për investime afatgjata për të garantuar pensionet.
Edhe kryetarja e Shoqatave të Sigurimeve të Pensioneve, Gundula Roßbach tha se financat e fondeve të pensioneve po zhvillohen më mirë se sa pritej. Kjo do të thotë se norma aktuale e kontributit prej 18.6 për qind të pagave bruto mund të mbetet e qëndrueshme deri në vitin 2026.
Roßbach gjithashtu vuri në dukje se shpenzimet e fondeve të pensioneve do të rriten më pak në të ardhmen e afërt sesa ishte parashikuar. Jetëgjatësia për ne në Gjermani po rritet, por shumë më ngadalë se sa mendonim disa vite më parë.
Fakti që jetëgjatësia po rritet më ngadalë se sa pritej, është pjesërisht për shkak të numrit relativisht të lartë të vdekjeve nga korona tek pjesa më e vjetër e popullsisë. Edhe koha jashtëzakonisht e nxehtë gjatë verës në vitet e fundit ka rezultuar me një vdekshmëri më të lartë tek të moshuarit. Sipas saj, ky zhvillim, në thelb për keqardhje, lehtëson fondet e pensioneve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame